LAJMI I FUNDIT:

Roma thuhet se ka fituar garën ndaj Milanit për Veretout

Roma thuhet se ka fituar garën ndaj Milanit për Veretout
Jordan Veretout (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Jordan Veretout thuhet se është afër një transferimi te Roma, pasi ka pranuar kërkesat e Fiorentinës prej 20 milionë eurosh, duke mposhtur Milanin në garë.

Saga për transferimin e Vereteout është shtrirë për javë të tëra, me mesfushorin francez që kundërshton një lëvizje jashtë vendit në favor të një qëndrimi në Serie A, por që nuk dëshiron të mbetet në Firence.


Roma dhe Milani vazhdimisht u përpoqën të përfshinin shkëmbimet e lojtarëve si pjesë e marrëveshjes, diçka që Fiorentina refuzoi, ndërsa Napoli kishte qenë njëri nga pretendentët e hershëm për nënshkrimin e tij.

Gati prezantimi Giampaolos, Milan tenton transferimin e Veretout
Lexo po ashtu Gati prezantimi Giampaolos, Milan tenton transferimin e Veretout

Viola uli çmimin e tyre të kërkuar nga 25 milionë në 20 milionë euro për të përshpejtuar procedurat.

Sipas raporteve më të fundit nga Sky Sport Italia, Veretout është shumë afër kalimit te Roma për 19 milionë euro duke përfshirë edhe disa bonuse të vogla.

Jordan Veretout (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Milani duke kryesuar garën deri në ditët e sotme, por njoftohet se propozimi i Rossonerëve si për klubin ashtu edhe për lojtarin ishin inferiore ndaj atyre të Romës.

Ndryshe, Veretout ka pasur një sezon të mirë me klubin Viola pasi ka zhvilluar 37 ndeshje duke shënuar pesë gola dhe katër asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori