LAJMI I FUNDIT:

Roma me ofertë zyrtare për Pedron

Roma me ofertë zyrtare për Pedron
Pedro . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Roma është skuadra favorite për të nënshkruar me sulmuesin spanjoll Pedro Rodriguez.

Anësori do të largohet në verë nga Chelsea si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata dhe londinezët nuk i kanë ofruar kontratë të re.


E ardhmja e Pedros duket se do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A.

Është Roma skuadra që ka bërë një hap para për të nënshkruar me reprezentuesin e Spanjës.

Pedro . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Giallorosët i kanë bërë ofertë zyrtare Pedros, duke i ofruar kontratë tri vjeçare me pagë prej tre milionë eurove në sezon.

Pedros po i pëlqen kalimi në Serie A, por ende nuk ka vendosur nëse do të pranoj ofertën e Romës ose jo.

Interesim për të nga Italia kanë shprehur edhe Milan, Napoli dhe Lazio, ndërsa lojtari kërkohet edhe nga Sevilla e Barcelona. /Telegrafi/