LAJMI I FUNDIT:

Roma merr fitore spektakolare në shtëpi ndaj Cagliarit

Roma merr fitore spektakolare në shtëpi ndaj Cagliarit

Roma ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit italian.

Vendasit e gjetën golin herët në këtë ndeshje, duke shënuar me Lorenzo Pellegrini (2’) për 1-0, me italianin që e pati të lehtë ta çonte topin në rrjetë në portën e zbrazët.

Goli i epërsisë nuk i zmbrapsi futbollistët e Romës të cilët vazhduan të sulmojnë portën kundërshtare.


Roma shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Paulo Dybalas (23’) i cili shfrytëzoi asistimin e Lorenzo Pellegrinit për të realizuar për 2-0.

Në pjesën e dytë Roma vazhdoi me avazin e njëjtë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Ishte përsëri në skenë Paulo Dybala (52’) i cili kësaj radhe nga penalltia e mposht Simon Scuffet dhe shënon për 3-0.

Goditjen përfundimtare Cagliarit ia dha goli i transferimit të ri Dean Huijsen (59’) i cili realizoi me kokë për 4-0 pas asistimit të Leandro Paredes.

Me këtë fitore Roma i afrohet edhe më shumë zonës Champions, ndërsa tani numëron 38 pikë në vendin e pestë, një më pak se Atalanta që është një pozitë më lartë, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
E goditi Joao Pedron me shuplakë pas ndeshjes, Luis Enrique thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e bëri këtë

E goditi Joao Pedron me shuplakë pas ndeshjes, Luis Enrique thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e bëri këtë

Ndërkombëtare
Mësohet se sa para fitoi Chelsea duke fituar Kupën e Botës për Klube

Mësohet se sa para fitoi Chelsea duke fituar Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Ligat tjera
Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Ndërkombëtare

"Shumë njerëz kanë folur shumë keq për Chelsean gjatë gjithë sezonit" - Palmer flet pas triumfit në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Real Madridi siguron shërbimet e Alvaro Carreras, Fabrizio Romano zbulon detajet e transferimit

Real Madridi siguron shërbimet e Alvaro Carreras, Fabrizio Romano zbulon detajet e transferimit

La Liga
Kalo në kategori