LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Napoli po përgatisin shkëmbimin Karsdorp–Hysaj

Roma dhe Napoli po përgatisin shkëmbimin Karsdorp–Hysaj

Mbrojtësi i djathtë i Romës, Rick Karsdorp mund të shkëmbejë vendet me mbrojtësin e Napolit, shqiptarin Elseid Hysaj këtë verë, pasi klubet janë të gatshëm të fillojnë diskutime për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Në mars, Roma shpresonte ta shiste Karsdorpin te Feyenoord për 8 milionë euro, por Calciomercato.com shkruan se drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli mund të jetë i gatshëm t’i japë mbrojtësit një shans për të bërë përshtypje në Serie A.


Roma pritet ta përdorë Karsdorpin si karrem për të marrë shqiptarin në Olimpico, një lojtar që pëlqehet tash e një kohë.

Hysaj ka qenë i lidhur me Romën edhe më parë dhe drejtori sportiv Gianluca Petrachi pritet të futet në diskutime me Giuntioli.

Shqiptari ka luajtur 13 herë në Serie A këtë sezon, duke siguruar një asistim deri më tani, ndërsa Karsdorp aktualisht në huazim në Feyenoord. /Telegrafi/