LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Napoli i bashkohen garës për Sergino Dest

Roma dhe Napoli i bashkohen garës për Sergino Dest

Sergino Dest pritet të jetë ndër futbollistët e parë që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi amerikan nuk ka pasur shumë hapësira dhe me ardhjen e Dani Alves ato janë zvogëluar edhe më shumë.


Barcelona ka vendosur ta shes amerikanin në verë në mënyrë që të mbledh fonde për transferimet e reja.

Calciomercato ka raportuar se dy gjigantët italianë, Roma dhe Napoli së fundmi kanë shprehur interesim për të.

Dy skuadrat italiane janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe kanë shprehur interesim për Dest.

21-vjeçari amerikan është i gatshëm të largohet nga Camp Nou për t’iu bashkuar ndonjë skuadre ku do të luante rregullisht.

Barcelona ka një ofertë zyrtare për Sergino Dest, ende nuk ka vendosur për shitjen e tij
Lexo po ashtu Barcelona ka një ofertë zyrtare për Sergino Dest, ende nuk ka vendosur për shitjen e tij

Përveç Romës e Napolit, interesim për anësorin kanë shprehur edhe Juventus, Bayern Munich, Borussia Dortmund e Monaco.

Barcelona synon të përfitojë mbi 20 milionë euro nga shitja e reprezentusit amerikan. /Telegrafi/