Skuadra nga kryeqyteti italian ka arritur marrëveshje për kushtet personale me lojtarin dhe agjentin e tij.

Mediat gjermane kanë shkruar se ‘Giallorosët’, i kanë ofruar kontratë pesë vjeçare talentit ganez me 2.2 milionë euro pagë vjetore.


Baba ka pranuar këtë transferim dhe do të bartë fanellën me numër tre te Roma.

Tani i mbetet dy klubeve, Romës dhe Augsburgut që të kryejnë transferimin, që besohet se do t’i kushtoj verdh e kuqve rreth 14 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app