LAJMI I FUNDIT:

Rojet bregdetare amerikane reaguan me 30 të shtëna paralajmëruese në drejtim të anijes iraniane – thotë Pentagoni

Rojet bregdetare amerikane reaguan me 30 të shtëna paralajmëruese në drejtim të anijes iraniane – thotë Pentagoni

Një anije e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara lëshoi rreth 30 të shtëna paralajmëruese pasi 13 anije nga Marina e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGCN) të Iranit iu afruan asaj dhe anijeve të tjera të Marinës Amerikane në ngushticën e Hormuz, tha të hënën Pentagoni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është përplasja e tretë midis anijeve amerikane dhe iraniane në muajin e kaluar dhe hera e dytë që atyre të SHBA-së u është dashur të reagojnë me të shtëna paralajmëruese për shkak të asaj që ata thanë se ishte sjellje e pasigurt nga anijet iraniane në rajon, pas një qetësie relative në ndërveprime të tilla gjatë vitin e kaluar.


Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se të shtënat paralajmëruese u qëlluan pasi anijet e shpejta iraniane u afruan afërsisht 450 metra të gjashtë anijeve ushtarake amerikane, përfshirë USS Monterey, që po shoqëronin nëndetësen me raketa të drejtuara Georgia.

Dhe autoritetet e Rojës Bregdetare të SHBA gjuajti të shtënat paralajmëruese nga një “armë” me kalibër 0.50 përpara se anijet iraniane të largoheshin, tha Kirby.

Kirby tha se raundi i parë u qëllua kur anijet iraniane arritën në 274 metra nga anijet e SHBA-së dhe e dyta kur arritën brenda 137 metrash.

Incidenti i fundit vjen ndërsa fuqitë botërore dhe Irani kërkojnë të shpejtojnë përpjekjet për t’i kthyer Uashingtonin dhe Teheranin përsëri në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Zyrtarët amerikanë u kthyen në Vienë javën e kaluar për raundin e katërt të bisedimeve indirekte me Iranin se si të rifillojnë pajtueshmërinë me marrëveshjen, të cilën ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e braktisi në vitin 2018, duke bërë që Irani të fillojë të shkelë kushtet e tij rreth një vit më vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori