LAJMI I FUNDIT:

Rodrygo: Dua fanellën me numrin 10 që mban Modric

Rodrygo: Dua fanellën me numrin 10 që mban Modric

Sulmuesi brazilian Rodrygo dëshiron që Luka Modric të qëndrojë edhe një vit në Real Madrid dhe më pas të marrë fanellën me numrin 10.

Rodrygo luajti ndeshjen e tij të 150-të për Real Madridin të mërkurën mbrëma dhe mori pjesë në fitoren 4-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.


“Të jem i sinqertë me ju, do të doja të vishja numrin 10. Do të flas me Modricin për këtë. Dua që Luka të qëndrojë edhe një vit, kështu që kur të mos jetë më këtu, do të doja ta vesh atë fanellë”, ka thënë Rodrygo që mban numrin 21 në shpinë.

Kontrata e Modric skadon për tre muaj dhe Rodrygo kanë një marrëdhënie të ngushtë me kroatin.

Kapiteni i kombëtares kroate është 15 vite më i madh se ai, ndaj e quajnë njëri-tjetrin “baba” dhe “bir”. /Telegrafi/