Një gol i Cristiano Ronaldos dhe dy të Karim Benzemas në pjesën e parë, i shkaktuan humbjen e dytë me radhë Redsave në garën më të fuqishme evropiane.

“Në 20-22 minutat e para të takimit, sipas mendimit tim, ishim fantastikë. Më pas deri në pushim Reali tregoi kualitetet e tij të vërteta – ata ishin fenomenalë”.


“Në pjesën e dytë luajtëm për krenari dhe mendoj se patëm paraqitje të mirë”.

“Djemtë luajtën kundër një top-skuadre dhe ishin fatkeqë që pësuan tre gola në pjesën e parë”.

“Shihet qartë përse ata janë kampionë. Ne nuk u mbrojtëm mirë”, ka theksuar Rodgers. /Koha/Telegrafi/

telegrafi sport app