Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në Play-Off të NBA, ku nuk ka munguar spektakli.

Boston Celtics mposhtën Philadelphia 76ers 128:96 në ndeshjen 4 të raundit të parë të playoff-eve të NBA-së dhe iu afruan avancimit pasi morën një epërsi 3-1 në seri.


Payton Pritchard luajti një rol kyç në fitoren bindëse të Bostonit me 32 pikë dhe gjashtë gjuajtje për 3 pikë. Jayson Tatum shtoi 30 pikë dhe 11 asistime, dhe Jaylen Brown edhe 20 të tjera, ndërsa Celtics kontrolluan plotësisht duelin dhe fituan rikuperimin me 51:30.

- YouTube www.youtube.com

Victor Wembanyama u rikthye nga një tronditje në kokë dhe udhëhoqi San Antonio Spurs me 27 pikë në një fitore 114:93 kundër Portland Trail Blazers në ndeshjen e katërt të raundit të parë të playoff-eve të NBA-së.

San Antonio mori një epërsi 3-1 në seri dhe tani kthehet në shtëpi, ku do të luajë ndeshjen e pestë të martën në mbrëmje.

De'Aaron Fox shtoi 28 pikë, ndërsa Wembanyama shënoi gjithashtu 11 kërcime dhe shtatë bllokime.

- YouTube www.youtube.com

Në ndeshjen e katërt të Play-Off të Konferencës Perëndimore, Houston Rockets mposhtën Los Angeles Lakers me rezultatin 115:96 dhe e zvogëluan diferencën në seri në 1-3, duke shmangur kështu "fshesën".

Amen Thompson udhëhoqi ekipin vendas me 23 pikë, ndërsa Tara Eason shtoi 20. Houston arriti fitoren e parë në seri me një performancë të shpërndarë ofensive, pasi të gjithë pesë lojtarët titullarë shënuan të paktën nga 16 pikë secili.

Alperen Sengun shënoi 19, Reed Sheppard 17 dhe Jabari Smith Jr. 16 pikë. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app