Roboti rrëzohet në skenë teksa kërcente me këngën e famshme “Billie Jean” të Michael Jackson

Një robot humanoid i kontrolluar nga Al është bërë viral në rrjetet sociale pasi u rrëzua gjatë një performance vallëzimi në një event teknologjik në Shenzhen të Kinës.
Kontributi më i fundit i AI erdhi në formën e robotit humanoid AGIBOT Expedition A3, i cili u shfaq duke kërcyer me vetëbesim nën ritmet e hitit të famshëm “Billie Jean” të Michael Jackson.
Në videon e publikuar, roboti shihet duke imituar lëvizjet e Michael Jackosn para publikut, ndërsa fillimisht arrin të ruajë ekuilibrin dhe ritmin.
Megjithatë, performanca nuk zgjati shumë pa probleme.
This is the greatest video I’ve ever seen. No notes. The lifeless clanker carcass just laying there. No crowd reaction, anything. Just Billie Jean. Until its lifeless shell is shamefully dragged off. Purely amazing. pic.twitter.com/4WSUwZr7nO
— Tatum Turn Up (@tatumturnup) May 20, 2026
Pas disa lëvizjeve, roboti humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në skenë. Edhe pse tentoi të rikthehej dhe të vazhdonte vallëzimin, ai pësoi një tjetër rrëzim vetëm pak çaste më vonë.
Pamjet tregojnë më pas një anëtar të stafit që hyn në skenë dhe e tërheq zvarrë robotin.
Klipi është shpërndarë gjerësisht online, duke nxitur reagime të shumta mbi zhvillimin e robotëve humanoidë dhe kufijtë aktualë të Al. /Telegrafi/







































