LAJMI I FUNDIT:

Roboti ARTEMIS udhëton në Paris për të marrë pjesë RoboCup

Roboti ARTEMIS udhëton në Paris për të marrë pjesë RoboCup

Një universitet në Kaliforni ka zhvilluar robotin humanoid me emrin ARTEMIS (Advanced Robotic Technology for Enhanced Mobility and Improved Stability), që do të udhëtojë në Bordeaux në Francë për të marrë pjesë në një ndeshje futbolli në RoboCup.

Fjala është për robotin me një baraspeshim të jashtëzakonshëm në çfarëdo terreni, që mund të vrapojë dhe të ngrit të dyja këmbët nga toka gjatë lëvizjes, transmeton Telegrafi.


Profesori Dennis Hong thotë se bëhet fjalë për robotin e parë të këtij lloji. Risia në këtë robot janë makinat që përdorin energji për ta vënë në lëvizje, dhe është dizajnuar enkas për të funksionuar si muskuj biologjik.

Roboti ARTEMIS u zhvillua si një robot humanoid me qëllim të përgjithshëm, dhe është rezultat i punës së studiuesve nga Laboratori për Robotikë dhe Mekanizma në Universitetin e Kalifornisë.

Ky laborator është i përqendruar në lëvizjen dykëmbëshe në terren të ashpër. Roboti i ri mund të vrapojë, të kërcejë dhe të ecë në terrene të ashpra dhe të paqëndrueshme, peshon pak më shumë se 38 kilogramë dhe është 142 centimetra i gjatë, madje edhe kur shtyhet mund të ruajë stabilitetin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori