LAJMI I FUNDIT:

Roberto Mancini refuzon Leicesterin?

Roberto Mancini refuzon Leicesterin?

Raportimet e fundit qe vijnë nga Anglia bëjnë të ditur se Roberto Mancini e ka refuzuar bankinën e Leicester Cityt, të mbetur bosh pas shkarkimit të Claudio Ranieri.

Të njëjtin lajm e ka dhënë edhe Tuttomercatoweb, që shkruante se ish trajneri i Interit i ka refuzuar dhelprat.


Sipas asaj që shkruan Sky Sports, Mancio e ka refuzuar punën në King Power Stadium.

Ai nuk dëshiron ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij edhe pse u duk si një zgjidhje e mirë për Leicesterin.

Ranieri e fitoi titullin sezonin e shkuar titullin me Leicester në Ligën Premier, por shkarkua pas rezultatet të dobëta këtë vit.

Shumë trajnerë i italian i kanë dalë në kah Ranierit duke përfshirë atë të Romës, Luciano Spalletti, Max Allegri i Juventusit e Stefano Pioli i Interit.

Mbështetjen më të madhe e ka dhënë Jose Mourinho. /Telegrafi/