LAJMI I FUNDIT:

Roberti kishte menduar për një moment gjatë dasmës se e la në altar Nora (Video)

Roberti kishte menduar për një moment gjatë dasmës se e la në altar Nora (Video)

I ftuari i kësaj jave në emisionin “Thumb” ka qenë Robert Berisha, këngëtari nga Kosova, i cili është vënë përballë pyetjeve “ngacmuese” të Aulonës dhe Fatmës.

Dy vajzat e kanë pyetur Robertin se cila është gjëja që e acaron më shumë te Nora dhe këngëtari jo vetëm që është përgjigjur, por ka treguar madje edhe një rast konkret.


“Gjëja që më acaron shumë te Nora është që vonohet shumë. Kurrë nuk është në kohë. Është vonuar edhe në dasmë, gati 2 orë. I kam bërtitur për këtë punë dhe ndaj zihemi. Familjarët më dërgonin mesazhe, ndërkohë unë po prisja në dhomë”,- ka treguar Roberti.

Epo, Nora duket se luan shumë me nervat e këngëtarit, edhe pse duket se Roberti është shumë mirëkuptues. /blitz/