Kanë kaluar vetëm katër ditë që nga vdekja e nënës së këngëtarit të njohur, Robert Berisha.

Lajmin e kishte ndarë me ndjekësit vet muzikanti, kurse në postim shkruante, “Për ty me shkrua kam shumë, por po e lë me kaq”.

Derisa shkrimet rreth saj kanë qenë të vazhdueshme nga ana e Berishës, ai ka bërë një tjetër dedikim ditën e sotme (e mërkurë).

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Roberti ka ndarë sërish një fotografi krah të ëmës në InstaStory, përmes së cilës tregon se ndjen mall për të.

Robert dhe Patris Berisha njoftojnë se ka ndërruar jetë nëna e tyre Robert dhe Patris Berisha njoftojnë se ka ndërruar jetë nëna e tyre

“Vdekja mendon se mund të të largojë nga unë. Por nuk mundet, ti gjithnjë do të jetosh në kujtesën time. Më mungon”, ka shkruar ai.

Thuhej se nëna e Robertit, Teuta, vuante prej vitesh nga një sëmundje. /Telegrafi/