LAJMI I FUNDIT:

Robert Berisha: Këngëtarët paguhen 15 mijë euro për 20 minuta performancë ‘playback’

Robert Berisha: Këngëtarët paguhen 15 mijë euro për 20 minuta performancë ‘playback’
Robert Berisha (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, së fundmi ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Derisa po flitej për projektet të ashtuquajtura moderne, e me përmbajtje banale në tekst, artisti ka dhënë një deklaratë duke thënë se këta këngëtarë paguhen 15 mijë euro për një performancë ‘playback’ (zë i regjistruar).


Ai thekson se këto klipe duhet bërë që të mos shikohen të paktën nga fëmijët për shkak të paraqitjes së ekzagjeruar të artistëve shqiptarë.

Robert Berisha (Foto: YouTube)

“Këta këngëtarë paguhen 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback edhe këta janë në gjendje të arrijnë gjithçka të fitojnë konkurrencën. Unë ta garantoj se tani është pandemi dhe nuk ka koncerte, sa të kaloj kjo pandemi në Evropë e në koncertet në Shqipëri ky këngëtar do ketë dy mijë persona jashtë diskotekës duke pritur në radhë për të hyrë brenda për ta dëgjuar edhe playback”, ka thënë ai.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Është keqardhje kjo, por ndoshta është mirë që në YouTube që t’i ndërpresin këto të mos i shohin fëmijët”, ka thënë mes tjerash Berisha.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Ndryshe, Roberti pas lehtësimit të masave ndaj COVID-19 ka filluar me koncerte e mbrëmje të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori