LAJMI I FUNDIT:

Robbie Williams transformohet në kryeministrin britanik në klipin e ri “Can’t Stop Christmas”

Robbie Williams transformohet në kryeministrin britanik në klipin e ri “Can’t Stop Christmas”

Robbie Williams ka tërhequr vëmendje të madhe me veprimin e tij të fundit, duke u shndërruar në kryeministrin britanik, Boris Johnson, në videoklipin e ri “Can’t Stop Christmas”.

Krijuesi i hitit “Let Me Entertain You”, ka hedhur një dritë mbi ngjarjet e vitit, duke përmendur pandeminë e coronavirusit dhe trajtimin e qeverisë në këtë krizë shëndetësore.


Mes shumë gjërash që trajtoi, në një moment ai shfaqet si kryeministri i Britanisë së Madhe, me kostum të njëjtë duke dhënë një konferencë shtypi, që kishim parë nga Boris gjatë pandemisë.

Robbie Williams (Foto: YouTube)

Po flitet po ashtu për një paruke të bardhë dhe madje edhe dy ndihmës që imitojnë Patrick Vallance dhe Chris Witty.

Të gjitha lajmet nga Robbie Williams
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Robbie Williams

Në një skenë tjetër brilante, Robbie (si Boris) shoqërohet nga Theresa May ’për një kërcim’ rreth Downing Street.

Guy Chambers dhe Richard Flack ndërkohë janë producentë të “Can’t Stop Christmas”, teksa kënga është pjesë e albumit “The Christmas Present”, në të cilin janë pjesëmarrës edhe: Rod Stewart, Bryan Adams, Jamie Cullum e Tyson Fury. /Telegrafi/