LAJMI I FUNDIT:

Riz Ahmed tregon se ka humbur dy anëtarë të familjes si pasojë e coronavirusit

Riz Ahmed tregon se ka humbur dy anëtarë të familjes si pasojë e coronavirusit

Riz Ahmed së fundmi ka njoftuar se ka humbur dy anëtarë të familjes nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

Ahmed, i cili lindi në Londër në një familje britanike pakistaneze, i tha GQ Hype: “Kam humbur dy anëtarë të familjes nga COVID-19. Unë dua të besoj se familjarët e mi dhe të tjerët nuk vdiqën për asgjë. Ne duhet të shkojmë përpara për të rizgjuar një të ardhme më të mirë”.


Ai më parë zbuloi se xhaxhai i tij, Shakeel kishte vdekur në fundjavën e 4 prillit, duke e përshkruar atë si një ‘legjendë në komunitetin e tij që do i mungojë shumë njerëzve’.

Riz Ahmed (Foto: Getty Images/Guliver)

“Unë po shoh raporte të Indisë, ku qeveria po e quan atë ‘korona-xhihad’ dhe ata po përpiqen ta fajësojnë në përhapjen e muslimanëve dhe ata po bëjnë ndarjen e spitaleve midis myslimanëve dhe jo-myslimanëve”, ka thënë më tej 37-vjeçari.

Ahmed po ashtu ka folur edhe për perceptimin e tij për trajtimin global të pandemisë, dhe se si ai beson se po përdoret për përfitime politike.

“Trump po e përdor atë si një justifikim në përpjekjen për të ndaluar imigracionin dhe qeveria hungareze po centralizon pushtetin në pjesën e prapme të kësaj”, tha Ahmed.

Riz Ahmed (Foto: Getty Images/Guliver)

“Shpresoj që rritja e vlerësimit për NHS, të ulë paragjykimin ndaj pakicave etnike që punojnë në të. Ne themi se e duam NHS më shumë se familja mbretërore apo ushtria, por a i duam njerëzit që bëjnë të mundur funksionimin e NHS? Nëse vazhdojmë t’u themi njerëzve që vijnë nga minoritetet se duhet të kthehen andej nga kanë ardhur, atëherë nuk e duam vërtetë NHS e cila mbahet pikërisht nga punonjës të këtyre pakicave”, vazhdon mes tjerash Riz.

Ky mesazh i aktorit vjen pas frikës se ka pabarazi në trajtimin e të infektuarve të minoriteteve të ndryshme, teksa për këtë çështje edhe Mbretëria e Bashkuar ka nisur një hetim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Magazina
I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Kalo në kategori