LAJMI I FUNDIT:

I riu i talentuar, Victor Chust tregon se si Valencia e largoi kur ishte ende fëmijë – ai nuk u dorëzua dhe aktualisht është nën kontratë me Real Madridin

I riu i talentuar, Victor Chust tregon se si Valencia e largoi kur ishte ende fëmijë – ai nuk u dorëzua dhe aktualisht është nën kontratë me Real Madridin

Mbrojtësi Victor Chust aktualisht luan te Cadiz, ndërsa është nën kontratë me Real Madridi, nga ku është huazuar, por kur ishte fëmijë, ishte pjesë e Valencias, nga ku e larguan.

Ai flet pa mllef, por ka akoma dhimbje në fjalët e tij. Víctor Chust bëri debutimin e tij sezonin e kaluar me Real Madridin, klub me të cilin ka kontratë, por këtë sezon ai është larguar si huazim te Cádiz, për të luajtur më shumë minuta dhe për të fituar përvojë në La Liga.


Klubi i tij këtë javë luan me Valencian, klub në të cilin e kishte nisu karrierën si i ri Chust, por nga aty u largua, pasi klubi nuk e donte.

“E vërteta është se unë nuk u largova, ata më larguan”.

“Më duhej të largohesha dhe më thanë se po largohesha sepse kisha një ofertë nga Real Madridi, nuk kuptova asgjë sepse isha i vogël, por më pas prindërit më shpjeguan atë që ndodhi dhe është e qartë se Valencia më largoi”, tregon i riu i talentuar.

Sigurisht, Chust nuk mban inat kundër klubit, por ka vazhduar karrierën dhe sot është një nga lojtarët më të talentuar të futbollit spanjoll.

“Gjithmonë do të jetë një nga ekipet e mia”, thotë ai vite më vonë edhe pse Valencia e largoi.

Chust shihet si një nga qendër mbrojtësit e ardhshëm të Real Madridit.

Vëllai i tij është ende pjesë e moshave te Valencia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori