LAJMI I FUNDIT:

Rita Zeqiri, synon të kalojë tregarëshin “Ironman” në Francë

Rita Zeqiri, synon të kalojë tregarëshin “Ironman” në Francë

Qysh si fëmijë, kishte shpreh dashurinë ndaj sporteve. Pa e menduar që një ditë, ajo do të bëhej fituese e shumë çmimeve.

Është kjo sportistja  Rita Zeqiri e cila filloi te merret me notin në moshën nëntë vjeçare, ku për 12 vite  ka qenë kampione e shumëfishtë në Kosovë.


Mirëpo tani ajo ka një synim të ri.

Më 12 Maj, të këtij viti, do të marrë pjesë në garën e Ironman Triathllon , në Francë,  apo misioni i njeriut të hekurt, dhe në rast të përfundimit të kësaj gare, do të bëhej femra e parë shqiptare që e bën një gjë të tillë.

“Në këtë garë mundet me shkua cilido persona që mendon se është i gatshëm me përfundu. Nuk ka kritere të caktuara për pjesëmarrje, por ti duhet të dish vetë nëse je i gatshëm për të përfunduar një garë të tillë. Kjo garë përveç që kërkon një përgatitje të madhe psiqike dhe fizike, duhet më pasë edhe teknika të veçanta në disiplina të caktuara. Gara ka tri disiplina: notin, biçikletën dhe vrapimin”, tha për RTV Dukagjinin, Rita Zeqiri.

Rita ka thënë se duhet ta duash punën që e bën, nëse dëshiron që të arrish majat.

“Kur kam filluar në fillim notin, ka qenë shumë e vështirë. Në Kosovë nuk ka pasur pishina as trajnerë të notit…Gjithçka do të varet prej dëshirës sime, por në fillim e kam objektivin-të përfundoj garën”, tha më tej Rita Zeqiri.

Para kësaj ajo ishte fituese e shumë çmimeve, nëpër garat në të cilat ka marrë pjesë. Ndërsa, atë që e kujton me më shumë dëshirë, dhe njëherit e cila mbetët  më e rëndësishmja për të, ishte  pjesëmarrja në Lojërat Olimpike  Rio 2016.

Sportistja, Rita Zeqiri, ka thënë se dëshiron të luftojë deri në fund, në misionin që ia ka vë vetës. Tashmë ajo  me një vullnet jashtëzakonisht të madh, është duke i bërë përgatitjet e fundit para nisjes në qytetin Aix en Provence. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori