LAJMI I FUNDIT:

Rita Zeqiri sportistja e vitit për Prishtinën

Rita Zeqiri sportistja e vitit për Prishtinën

Kuvendi Komunal përkatësisht Drejtoria për Sport, Kulturë dhe Rini të shtunën mbrëma në hotel “Sirius” ka bërë shpalljen e laureatëve më të mirë për vitin që është në ikje, ku edhe zgjodhën notaren, Rita Zeqiri, si sportisten më të mirë të vitit.

Këtë ngjarje sportive më madhështorë e bëri prania e futbollistit të madh shqiptar, Granit Xhakës. I pari i kryeqytetit, Isa Mustafa, me disa fjalë hapi ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të Prishtinës.

“I falënderoi të gjithë sportistët e Prishtinës për sukseset e arritura. Ne vazhdimisht i kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim sportistët në garat e tyre. Do të mundohemi që t’iu krijojmë kushte sa më të mirë sportistëve në mënyrë që ata të arrijnë rezultat sa më të mira”, ka thënë Mustafa.


Juria e shpalljes së më të mirëve vendosi që Rita Zeqirit, notaren që ka sjell medalje të shumta nga arena ndërkombëtare, madje ajo fitojë medalje edhe në Beograd, ta shpall sportisten numër një në kryeqytet.

“Jam e lumtur që jam shpallur sportistja më e mirë. Ky çmim me motivon edhe më shumë që të arrijë sukses edhe më të mëdha”, ka thënë Zeqiri.

Ndërkaq, Klubi Hendbollit Prishtina në konkurrencën e femrave është zgjedhur klubi me i suksesshëm. Trajneri më i mirë është zgjedh Taip Kabashi (KH Prishtina), gjyqtari më i mirë Latif Demolli (boks). Kuvendi Komunal i Prishtinës më mirënjohje të posaçme nderoi edhe veteranin Anton Cenan dhe Medina Surdullin, kurse punëtori më i mirë u zgjodh Rexhep Baholli.

E veçanta e kësaj ngjarje ishte prania e reprezentuesit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhakës. Organizatorët e kësaj mbrëmje para të pranishmëve shfaqen një videoklip të ambasadorit të futbollit tonë, Granit Xhakës, e me pas Kuvendi Komunal i Prishtinës, Xhakës i ndau një mirënjohje të veçante për përfaqësimin që po bën në rrafshin ndërkombëtar.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj Kuvendin Komunal të Prishtinës për mirënjohjen që më dha”, tha Xhaka.

Dhjetë sportistët më të mirë të vitit 2012 janë këta: Yll Maliqi (Kik-boks), Dardan Syla (Mundje), Përparim Makolli (Shah), Herolind Nisheci (Karate), Rrahman Ademaj (Ping-pong), Shemdije Asllanaj (Volejboll), Enis Kabashi (Hendboll), Edmond Azemi (Basketboll), Mimoza Sefedini (Hendboll), Besnik Krasniqi (Futboll), Rita Zeqiri (Not). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori