LAJMI I FUNDIT:

Rita super në formë dy ditë para “MTV Ema 2017”, shfaqet kuq e zi në koncertin e fundit (Foto)

Rita super në formë dy ditë para “MTV Ema 2017”, shfaqet kuq e zi në koncertin e fundit (Foto)
Rita Ora (Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka bërë çdo herë krenarë shqiptarët me paraqitjet e saj.

Këtë të diele, atë do ta shohim për herë të parë si prezantuese në një prej eventeve më të mëdha që organizohet në Evropë, atë të “MTV Europe Music Awards 2017”.


Gjithçka gati për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017” të cilin do ta prezantojë këngëtarja Rita Ora. (Getty Images)

Së fundmi, ajo ishte e pranishme në koncertin “Key 103” ku ka performuar ‘live’ para publikut anglez.

Rita Ora: Mos harroni origjinën time (Foto)
Lexo po ashtu Rita Ora: Mos harroni origjinën time (Foto)

E veshur në ngjyrën e kuqe, dhe kombinuar me disa elemente të zeza, këngëtarja portretizoi edhe më shumë prejardhjen e saj.

Këngëtarja Rita Ora dukej shkëlqyeshëm në performancën e saj të fundit në “Key 103”, në të cilin u shfaq e veshur në ngjyrat kuq e zi. (Getty Images)

Ora shquhet për format atraktive dhe energjinë e saj që transmeton në skenë.

Prezantimi i “MTV Ema 2017” është një prej ndereve më të mëdha që i është ofruar ndonjëherë në jetën e saj, dhe kështu është shprehur edhe vet këngëtarja në një nga intervistat e fundit.

Rita Ora, e entuziazmuar për spektaklin “MTV Ema 2017”. (Getty Images)

“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, ka thënë Rita Ora duke potencuar për të disatën herë origjinën e saj.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017”, do të mbahet të dielen në Wembley Arena, të Londrës.

Rita Ora: Mos harroni origjinën time (Getty Images)

Përveç që do të prezantojë, Ora gjendet edhe në listën e të nominuarve për çmimin e dukjes më të mirë. /Telegrafi/

(Getty Images)
(Getty Images)
(Getty Images)
(Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori