Rita Ora ka performuar disa nga këngët e saj më të njohura para 80 mijë njerëzve të pranishëm në stadiumin Wembley.

Ajo ka bërë një performancë të shkëlqyeshme të këngës më të re “Poison”, të cilën e ka prezantuar me mjaft emocion, transmeton Koha.net.


Rita ka kënduar edhe këngët: “I will never let you down”, “R.I.P” e “Black Widow” dhe në fund fare ka bërë festë me valltarët me hitin e saj të parë, “Hot Right Now”.