LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora: Urime Dita e Pavarësisë Kosovë, ndriço secilën ditë

Rita Ora: Urime Dita e Pavarësisë Kosovë, ndriço secilën ditë
Rita Ora në Kosovë (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ylli shqiptar me renome botërore, Rita Ora, është përfshirë në frymën festive të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Duke i shfrytëzuar rrjetet sociale, këngëtarja e famshme i ka uruar bashkëkombësit e saj për këtë datë të rëndësishme në historinë shqiptare.


“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë! Ndriço secilën ditë”, shkruan Rita në Instagram duke iu referuar këngës së saj me këtë titull.

“E kam xhiruar videon time për ‘Shine Your Light’ atje në vitin 2012, një prej kujtimeve të mia më të mira! Ju dua shumë”, ka shtuar më tej 28-vjeçarja.

Kujtojmë që në vitin 2012, Rita qëndroi në Kosovë për xhirimin e videoklipit të hitit të saj, “Shine Ya Light”, i cili u shoqërua me shumë simbole të shtetit tonë.

Urimet e yjeve për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Urimet e yjeve për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ndërsa, ajo ishte e pranishme në Prishtinë më 17 Shkurt 2018, ku performoi për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në koncertin e saj besohet se morën pjesë rreth 200 mijë vetë dhe ishte padyshim një prej koncerteve më të mëdha në karrierën e Ritës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori