LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shton edhe një tatuazh tjetër në trupin e saj, nga tani e tutje këngëtarja bart me vete fjalën “Fuqi”

Rita Ora shton edhe një tatuazh tjetër në trupin e saj, nga tani e tutje këngëtarja bart me vete fjalën “Fuqi”
Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga miliona fansa.

Ajo publikon çdo ditë fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, teksa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Rita Ora (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka treguar për fansat tatuazhin e ri që ka realizuar në trupin e saj.


Rita dhe Bebe Rexha vazhdojnë ta dëshmojnë që janë mike të mira, e shijuan së bashku para-mbrëmjen e "Grammy"
Lexo po ashtu Rita dhe Bebe Rexha vazhdojnë ta dëshmojnë që janë mike të mira, e shijuan së bashku para-mbrëmjen e "Grammy"

Bëhet fjalë për dorën e saj të majtë, në të cilën ka shkruar fjalën “Power (Fuqi)”, me shkronja me ngjyrë.

Ky është tatuazhi më i ri i këngëtares Rita Ora (Foto: Mr.K.tatoo/InstaStory)

Ky tatuazh i saj është pëlqyer shumë edhe nga fansat, teksa në trupin e këngëtares janë tashmë mbi 27 tatuazhe.

Rita Ora shtoi edhe një tatuazh tjetër në trupin e saj (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Rita përndryshe pritet të prezantohet në “Brit Awards” më datë 20 shkurt, ku garon për çmimin “Videoja muzikore e vitit”.

“Let you love me” dhe “For You” (bashkëpunim me Liam Payne), janë dy klipet muzikore që e kanë nominuar këngëtaren në këtë kategori.

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

E njëjta më pas në fillim të muajit mars, do të fillojë turin e saj botëror të koncerteve, për të promovuar albumin e saj më të ri “Phoenix”.

Ndërkohë, momentalisht, ajo është duke realizuar fushatën e saj reklamuese për markën e famshme botërore, “Escada”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori