Rita Ora ‘ngriti’ tempereaturat duke u shfaqur me një fustan rrjetë në disa fotografi të reja në Instagram të publikuara të mërkurën.

Këngëtarja e famshme, 30 vjeçe, dukej e mahnitshme teksa shkëlqente e veshur me bikini të zeza dhe një fustani transparent që zbulonte linjat e saj trupore, shkruan DailyMail.


Veshja e tejdukshme theksoi figurën trupore të Ritës e cila është për t’u pasur zili nga shumë femra, ndërsa këngëtarja mund të shihej duke lundruar rreth plazhit kalifornian, e veshur pa asgjë, përveç një palë bikini të zeza poshtë.

rita1 7

Duke ecur zbathur për endjen e saj në rërë, anëtarja e jurisë së “The Voice Australia” mbante fustanin e saj me duar lart, në mënyrë që ai të mos lagej, ndërsa mund të shihej duke i qeshur shoqes së saj.

Duke u kapur për dore me interpretuesen e hitit “Anywhere”, Sofia Reyes, e cila ka bashkëpunuar me Ritën në projektin e ri “Seaside” duket se ishte me disponim të njëjtë, teksa ishte veshur pothuajse njëjtë si Rita.

rita2 6

Në të njëjtën seri fotografish, Rita ndau me ndjekësit në Instagram edhe një tjetër imazh ku dukej magjepsëse, e veshur me një veshje të përbërë nga disqe të vogla, duke nxitur kështu tundimin te fansat se ajo mund të jetë në xhirimet e një klipi të ri.

Në veshjen plot shkëlqim, 30-vjeçarja kishte një xhaketë me gëzof shumëngjyrësh, të cilën ajo e kishte varur mbi supet e saj.

rita3 4

Artistja shqiptare nuk është kthyer një herë në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e saj famëkeqe e thyerjes së rregullave pandemike në 30-vjetorin e saj të lindjes nëntorin e vitit të kaluar.

Rita theu protokollin pandemik kur tentoi të organizonte një festë me miqtë e saj në restorantin “Casa Cruz” në Londër.

rita4 3

Menjëherë pas incidentit, Rita u nis për në Bullgari ku xhiroi një klip të ri dhe pas kësaj kaloi shtatë muaj në Sydney, ku shijoi eksperiencën si anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve, “The Voice Australia” i cili është duke u transmetuar aktualisht në kontinentin australian.

Në të njëjtën kohë, Rita ka nisur edhe një lidhje të re me regjisorin Taika Waititi, i cili është me prejardhje nga Zelanda e Re.

rita5 1

Ata bënë debutimin e tyre të parë zyrtar si çift në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles pak javë më parë. /Telegrafi/