Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka treguar së fundmi se i është rikthyer punës për projektet e reja muzikore.

Ditë më parë, ajo publikoi imazhe nga studioja muzikore, ku tregonte se ishte në përfundim e sipër të këngës së saj të re.


Tani ajo ka bërë të ditur se ka nisur xhirimet e klipit, në të cilin duket se do të shfaqet mjaft atraktive.

ritaora 119716925 337394750835283 773099179732212106 n

Këtë e bëri të ditur përmes disa fotografive nga prapaskenat të publikuara në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja shqiptare u shfaq me një bluzë transparente, duke marrë kështu vëmendjen me dekoltenë e hapur.

ritaora 119771489 602985480370397 4324344581333108377 n

“Rikthyer në xhirime, gjëra të reja po vijnë”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre imazheve.

ritaora 119673746 106633867798690 2094245799859885589 n

Përndryshe, kënga e fundit që ajo solli për fansat ishte balada “How to be lonely”, e publikuar në fillim të këtij viti. /Telegrafi/