Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka pozuar së fundmi për revistën prestigjjoze spanjolle "Smoda", ku ka realizuar disa fotografi mjaft hot për lexuesit.

Përveq karrierës, këngëtarja ka qenë e përfolur edhe për jetën e saj private.


Mediat spanjolle raportojnë se 25 vjeçarja mund të jetë në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Mesa duket dyshja kohëve të fundit dalin mjaft shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, gjersa nuk kursejnë as mesazhet dhe komentet për njëri tjetrin në rrjetet sociale.

Këngëtarja Ora ka qenë mjaft e përfolur për lidhjet e saj me meshkuj, të cilat nuk kanë qenë të pakta në numër

Mmbetet të shihet nëse do ta bëjë publike edhe këtë lidhje. /Telegrafi/