LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mahnit me dukjen, ndërsa duket si një zonjë e vërtetë në edicionin amerikan të “The Masked Singer”

Rita Ora mahnit me dukjen, ndërsa duket si një zonjë e vërtetë në edicionin amerikan të “The Masked Singer”

Rita Ora ngriti dukej mahnitëse me një fustan të ndritshëm me dekolte të theksuar, teksa u përgatit për të xhiruar versionin amerikan të “The Masked Singer” të mërkurën.

Këngëtarja 34-vjeçare rreaztonte në një sërë fotografish të reja në Instagram, duke pozuar me shumë stil dhe elegancë, shkruan DailyMail.

Ajo kishte veshur një fustani të zi me dekolte të hapur, i cili shkëlqente nga detajet me gurë dhe kishte një kapëse të veçantë argjendi.


Foto: Rita Ora/Instagram

Veshja e saj përfshinte gjithashtu një çarje të lartë në këmbë, duke nxjerrë në pah format e saj të mrekullueshme trupore.

Rita e plotësoi dukjen me një palë taka të zeza me rripa dhe një sërë aksesorësh elegantë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo zgjodhi të vendoste dy varëse të stilit ‘choker’ të mbushura me gurë të çmuar, vathë të shndritshëm dhe disa unaza të trasha.

Flokët e saj bionde të gjata ishin stiluar me onde voluminoze, ndërsa makijazhi i saj i theksuar përfshinte një eyeliner të zgjatur dhe buzë rozë mat, duke theksuar bukurinë e saj natyrale.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në përshkrimin e postimit, Rita shkroi: “Dhe ja ku jemi përsëri në ‘The Masked Singer’, sezoni 13 do të jetë i pabesueshëm. Kush do të na bashkohet sonte në Fox TV?”.

Bukuroshja bionde ka qenë pjesë e jurisë së versionit britanik të spektaklit që nga episodi i parë në vitin 2020, para se të zëvendësohej këtë vit nga Maya Jama.

Ndërkohë, viti 2023 shënoi paraqitjen e parë të Ritës në versionin amerikan të shfaqjes, duke zëvendësuar Nicole Scherzinger, e cila u largua për të luajtur në muzikalin “Sunset Boulevard” në Londër.

Foto: Rita Ora/Instagram

Fotosesioni i saj i ri në Instagram vjen pas një tjetër paraqitjeje ku ajo tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një veshje rozë të lehtë, teksa modelonte para pasqyrës të mërkurën.

Ajo ka qenë së fundmi duke shijuar një periudhë pushimi në Australi, duke kaluar kohë në Gold Coast me bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi, 49 vjeç.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita i kishte mbledhur flokët në një bisht dhe kishte zgjedhur një makijazh minimal për këtë paraqitje të relaksuar në rrjetet sociale.

Ajo po qëndron në zonën piktoreske ndërsa punon për filmin e ri “Voltron”.

Rita dhe Taika, të cilët u martuan vitin e kaluar në një ceremoni intime, kanë kaluar më shumë kohë në Australi, pasi regjisori po punon në disa projekte të reja.

Foto: Rita Ora/Instagram

Pavarësisht se u zëvendësua nga Maya Jama në jurinë e “The Masked Singer” dhe dukej se kishte një periudhë më të qetë në muzikë, Rita vazhdon të jetë një nga emrat më fitimprurës në industrinë e muzikës dhe spektaklit.

Sipas gazetarit Richard Eden nga DailyMail, këngëtarja fitoi pesë milionë funte (gjashtë milionë euro) vitin e kaluar nga shitjet muzikore, angazhimet televizive, aktrimi dhe investimet në pasuri të patundshme.

Foto: Rita Ora/Instagram

Llogaritë e fundit të dorëzuara për tre kompanitë e saj – ‘Rora Properties’, ‘Ora Multi-services’ dhe ‘Ora Live’ – tregojnë se ajo kishte pasuri totale prej 27 milionë funte (32.4 milionë euro) deri në prillin e kaluar, para shpenzimeve.

Lajmet për sukseset financiare të Ritës erdhën pak pasi ajo ndau me fansat e saj një lajm të trishtuar për ndarjen nga jeta të maces së saj të dashur, Bruno.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në një postim emocional në Instagram, Rita publikoi disa foto prekëse të Brunos dhe shkroi: “Lamtumirë për një anëtar të familjes që gjithmonë na bashkonte. Të dua, Bruni…Kur kafshët largohen, ato nuk zhduken përgjithmonë – thjesht na shikojnë nga një vend tjetër, ndoshta më i rehatshëm për to”.

Për të përmbyllur homazhin, ajo postoi një foto ku macja e saj dukej sikur shikonte drejt kamerës dhe shkroi: “Do të të dua përgjithmonë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit

Magazina
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Magazina
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe

Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe

Magazina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

Magazina
Loredana e zhgënjyer nga letra e Jozit, hedh petalet e trëndafilave në pishinë, Gjesti i këndon një këngë turke

Loredana e zhgënjyer nga letra e Jozit, hedh petalet e trëndafilave në pishinë, Gjesti i këndon një këngë turke

Magazina
Kalo në kategori