LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora fotografohet duke shkuar në seancën e ‘pilates’, ndërsa shenjat në shpinën e saj tregojnë se ajo ka bërë hixhamën

Rita Ora fotografohet duke shkuar në seancën e ‘pilates’, ndërsa shenjat në shpinën e saj tregojnë se ajo ka bërë hixhamën

Ajo ka qenë duke punuar për muzikë të re në Los Angeles përpara publikimit të këngës së saj më të re verore, “You For Me” në bashkëpunim me Sigala.

Dhe Rita Ora dukej e bujshme ndërsa u largua nga studioja për t’u djersitur në seancën e ‘pilates’ në Hollywood Perëndimor të martën, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 30 vjeçare, kishte veshur një palë reçipeta sportive të kryqëzuara, të cilat bën që të vihej në dukje një mavijosje në shpatullën e saj, pasi kishte bërë hixhamën (terapia e kupave).

Hixhamja është një terapi e cila mund të lërë ndryshime të shumta rrethore në lëkurë, varësisht nga shkalla e thithjes së krijuar nga vakumi dhe niveli i amullisë së brendshme.

Rita i mbajti gjërat komode për klasën e saj të ushtrimeve, ndërsa veshja e saj sportive theksoi fizikun e saj të tonifikuar.

Bukuroshja shtoi një spërkatje të ngjyrave me çorapet e kuqe dhe kompletoi ansamblin e saj me një palë geta të zeza.

Duke u siguruar që të qëndronte e hidratuar, Rita mbante afër vetes një shishe të madhe uji ndërsa ecte drejt veturës së saj pas stërvitjes.

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi Ora publikoi në Instagram disa fotografi provokuese në bikini, duke paralajmëruar klipin e saj të ardhshëm në bashkëpunim me Sigala.

Këngëtarja e hitit “Girls” mund të shihej duke u ulur në dritën e diellit ndërsa kishte veshur një palë bikini unike në formën e një trëndafili.

Në mbishkrimin e footgrafive, Rita promovoi këngën e saj të re verore “You For Me”, në bashkëpunim me DJ Sigala.

Çfarë është hixhamja (terpia e kupave)?

Hixhamja është një terapi e lashtë që lë ndryshime të shumta rrethore në lëkurë.

Procesi supozohet se tërheq gjakun në zonë; ndryshimi i ngjyrës është për shkak të enëve të gjakut të thyera pikërisht nën lëkurë, ashtu si një mavijosje.

Gjatë ‘kupës së thatë’, thithja aplikohet në lëkurë për disa minuta; ndonjëherë kombinohet me masazh, akupunkturë ose terapi të tjera alternative.

Terapia e kupave ka qenë e popullarizuar në kulturat egjiptiane, kineze dhe Lindjen e Mesme duke kaluar mijëra vjet më parë, por një numër në rritje i njerëzve në të gjithë botën e kanë miratuar atë.

Sipas “mbrojtësve të këtij provesi”, hixhamja (kupimi) supozohet se nxit shërimin dhe është përdorur gjerësisht për muskujt e lënduar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori