LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet për AI: Bashkëshorti më tha ‘pse harxhon para kur mund ta bësh falas me inteligjencë artificale’, por nuk pranova

Rita Ora flet për AI: Bashkëshorti më tha ‘pse harxhon para kur mund ta bësh falas me inteligjencë artificale’, por nuk pranova
Rita Ora (Foto: Billboard)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë mendimet e saj për inteligjencën artificiale (AI) në një intervistë të fundit për Billboard.

Gjatë bisedës, ajo foli për përvojat e saj personale dhe profesionale me AI, duke zbuluar një anekdotë interesante që përfshinte burrin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Rita Ora tregoi se Taika, i cili ka bërë regjinë e disa prej klipeve të saj më të suksesshme si “You Only Love Me”, “Praising You” dhe “Don’t Think Twice”, një herë provoi të realizonte një klip muzikor duke përdorur AI.


“Isha duke folur me bashkëshortin tim regjisor, sepse ai është më shumë i fascinuar me të. Ai për shaka bëri një klip të shpejtë me AI dhe më tha ‘Përse harxhojmë kaq para për të bërë një klip, kur mund ta bëjmë fala me AI’, dhe unë i thash ‘Jo, në asnjë mënyrë. Unë jam rritur duke i bëra gjërat tradicionalisht dhe duke iu treguar njerëzve se si ne vishemi në prapaskenë, se si ne aktrojmë kur xhirojmë një klip, e të tjera'”, tha Rita Ora.

Rita Ora (Foto: Billboard)

Këngëtarja shtoi se, ndonëse gjeti AI-në si një mjet të përdorshëm dhe të dobishëm, ajo preferon metodën tradicionale të krijimit të artit dhe tregimit të historive. “Kështu që nuk funksionon për ne. Por e kam gjetur si diçka vërtet të përdorshme. E dini, është një gjë e madhe. Është mënyra se si zgjedhin njerëzit të punojnë, është një mënyrë”, theksoi ajo.

Si një artiste e njohur për energjinë dhe përkushtimin e saj, ajo mbetet e përkushtuar ndaj procesit tradicional të prodhimit të muzikës dhe klipeve, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e përvojave të jetës reale dhe ndërveprimit njerëzor në artin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Magazina
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është

Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është

Magazina
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Magazina
Albin Kurti viziton Sabri Fejzullahun në 77 vjetorin e lindjes, i dhuron atij çiftelinë a gravuar në filigram

Albin Kurti viziton Sabri Fejzullahun në 77 vjetorin e lindjes, i dhuron atij çiftelinë a gravuar në filigram

Magazina
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut

Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut

Magazina
Vdes nëna e Mihrije Brahës

Vdes nëna e Mihrije Brahës

Magazina
Kalo në kategori