LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket e mrekullueshme në hapjen e sezonit të ri të “The Voice Australia”

Rita Ora duket e mrekullueshme në hapjen e sezonit të ri të “The Voice Australia”

Sezoni i ri i “The Voice Australia” do të shfaqet premierë të dielën, 8 gusht, ora 19:00 në Channel Seven dhe 7plus.

Konkursi më i madh i muzikës do të bëjë debutimin në një ambient të ri me një panel të yjeve më të mëdhenj e artistë të klasit botëror.


Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila prej muajsh ka qenë duke qëndruar në Australi.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Ajo së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale ku u shpreh se është tejet e lumtur për pjesëmarrjen dhe se mezi pret të zbulojë talenët e tyre.

Rita Ora, shqiptarja e parë që pozon për kalendarin ikonik "Pirelli" - do të shfaqet nudo dhe provokuese në kalendarin e vitit 2022
Lexo po ashtu Rita Ora, shqiptarja e parë që pozon për kalendarin ikonik "Pirelli" - do të shfaqet nudo dhe provokuese në kalendarin e vitit 2022

“The Voice Australia ka nisur. Jam shumë e emocionuar për këtë. Isha shumë e mirëpritur në Australi nga njerëzit e tyre të mahnitshëm dhe mezi pres që t’i shihni talentët e tyre”, ka shkruar ajo.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Anywhere” ndërkohë u shfaq e mrekullueshme në një fustan blu shkëlqyes.

Duke folur muaj më parë për The Daily Telegraph, Rita tha: “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e The Voice këtë vit. Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin e mahnitshëm këtu, le të shkojmë”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori