Rita Ora dukej në formë të shkëlqyer të enjten teksa shfaqi barkun e saj të tonifikuar pas një seance stërvitore në Londër.

Këngëtarja, 32 vjeçe, u shfaq në sytjena sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra të ngjashme, duke bashkuar veshjen me një palë atlete të markës ‘New Balance’.


Biondja shihej e buzëqeshur ndërkohë që shijonte rrugës një çaj në shëtitjen me një mike.

73175485 12295445 image a 46 1689251697898 Foto: Jamesy/Gotcha

Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte kapur flokët e saj kaçurrele dhe gjithashtu kishte vënë një palë syze dielli.

Kjo vjen një ditë para publikimit të albumit të saj të ri “You & I” që do të jetë i disponueshëm nga 14 korriku.

73175515 12295445 image a 48 1689251708032 Foto: Jamesy/Gotcha

Për albumin e tretë, artistja nga Kosova ka dhënë një intervistë duke zbuluar disa detaje të reja.

Ajo tha se albumi është shumë personal, i dedikohet dashurisë dhe jo vetëm.

Por, Ora sqaroi se nuk ka të bëjë personalisht vetëm me dashurinë ndaj partnerit, por edhe për njerëzit e tjerë përreth. /Telegrafi/

73175795 12295445 image a 55 1689251872242 Foto: Jamesy/Gotcha

73175799 12295445 image a 54 1689251869378 Foto: Jamesy/Gotcha

73175249 12295445 No pain no gain It comes after Rita had earlier joked that her w a 57 1689252402022 Foto: Jamesy/Gotcha