LAJMI I FUNDIT:

Ristovski: 27 milionë euro janë investuar në 55 salla

Ristovski: 27 milionë euro janë investuar në 55 salla

Nga projekti “Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave shkollore“, deri më tani janë ndërtuar 5 salla sporti në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, informoi zëvendësministri për arsim dhe shkencë, Spiro Ristovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me përfundimin e këtyre 55 salla sportive janë përfshirë mbi 45.000 nxënës të cilët deri më tani nuk kanë pasur në dispozicion hapësirë sporti në bazë të standardeve që i ofrojnë këto salla sporti. Gëzon fakti që salla sporti janë ndërtuar në vende në të cilën përpos shesh lojërash trualli nuk ka ekzistuar asnjë objekt tjetër infrastrukturor që lidhet me sportin. Vetë investimi prej 27 milionë eurosh vërtetohet të jetë i duhur nga arsyeja që sallat nuk përdoren vetëm për nevojat e shkollës, por edhe për nevojat e qytetarëve të komunës”, ka thënë Ristovski.


Ai informon se në momentin e dhënë në ndërtim e sipër janë shtatë salla sporti, ndërsa deri në fund të këtij viti do të fillojnë me ndërtim edhe shtatë tjera. Sipas tij projekti për ndërtimin e sallave tërësisht duhet të përfundojë për dy deri në tre vite.

Një pjesë e sallave janë me sipërfaqe prej 650 metra katrorë, ndërsa pjesa tjetër me sipërfaqe prej 1.300 metra katrorë. Secila prej tyre është tërësisht e pajisur me rekuizita sporti, zhveshtore, dushe dhe hapësira tjera ndihmëse, të ndërtuara sipas të gjitha standardeve./Telegrafi/