LAJMI I FUNDIT:

Ripozicionohen gjykatësit në Gjykatën Penale në Shkup

Ripozicionohen gjykatësit në Gjykatën Penale në Shkup

Disa gjykatës në Gjykatën Penale në Shkup të cilët kanë miratuar disa kërkesa të Prokurorisë Speciale Publike ose janë ankuar për punën e Gjykatës, janë vendosur në pozicione të reja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo që bie në sy është gjykatësja Vesna Dimishkova e cila i kishte dhënë leje ekipit të Janevës për bastisje në DSK dhe në banesën e Kosta Kërpaçit. Në vend që të gjykoj lëndë në procedurë paraprake tani do të merret me lëndët e adoleshentëve.


Nga pozita gjykatës në procedurë paraprake është larguar edhe Slavica Andreevska e cila përcaktoi paraburgim për kryetarin e komunës së Manastirit Vladimir Talevski. Ajo tani do të gjykojë në njësinë penale për lëndë të vjetruara.

Pozita më të ulëta morën edhe gjykatësit Vasil Dinkovski dhe Sedat Rexhepagiq. Ata ishin pjesë e 15 gjykatësve që dorëzuan peticion në Këshillin Gjyqësor kundër punës së ish kryetarit të Gjykatës Vladimir Pançevski. Fat të ngjashëm kanë edhe “Rebelët e tjerë”.

Nga Gjykata Penale e Shkupit thonë se shpërndarja është e drejtë e kryetarit të Gjykatës, por dhe se nuk është e vërtetë se kriter ka qenë sjellja e gjykatësve ndaj Speciales apo kritikat e tyre publike. Por, në llogari të atyre që u larguan vijnë gjykatës tjerë. Për shembull gjykatësja Lidija Petrovska e cila gjykon lëndën e speciales kundër të punësuarve në Drejtorinë e kundërzbulimit është avancuar në pozitë për të gjykuar lëndët e krimit të organizuar. Përzgjedhja e saj për gjykatëse, u përmend edhe në bombat e opozitës, ku thuhet se ka blerë animin e ish shefes së Supremes Nedellkova me Svarovski. Në njësinë e njëjtë të krimit të organizuar me Petrovskën do të gjykojë edhe ish kryetari i gjykatës Vladimir Pançevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori