LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj në mosmarrëveshje me ON Records? Menaxheri i saj mohon akuzat: Ajo është distancuar nga muzika për arsye të veta

Rina Balaj në mosmarrëveshje me ON Records? Menaxheri i saj mohon akuzat: Ajo është distancuar nga muzika për arsye të veta

Ka tashmë disa ditë që në media qarkullon një lajm për distancimin e menjëhershëm dhe të paparashikuar të reperes Rina Balaj nga muzika.

Rep-artistja me prejardhje nga Istogu ka vendosur që për momentin t’i stagnojë projektet e saj muzikore, ndonëse në rend ishin plot tre të tilla për t’u publikuar.


Në mbrëmjen e së martën, ka qarkulluar në disa prej mediave lajmi se shkaku i kësaj distance, janë disa mos-marrëveshje me menaxherin e label-it të saj, Mehmet Elshani, nga ON Records.

Rina Balaj dhe menaxheri i saj, Met Elshani (Foto: Arkiv)

Mirëpo ky i fundit, i kontaktuar nga Telegrafi ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se lajmi në fjalë është plotësisht i pavërtetë.

Rina Balaj tërhiqet përkohësisht nga muzika? Mbyll të gjitha llogaritë në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Rina Balaj tërhiqet përkohësisht nga muzika? Mbyll të gjitha llogaritë në rrjetet sociale

Ai tregon se arsyet e largimit të Rinës janë private dhe se mes tyre raportet janë të shkëlqyera.

“Jo, është plotësisht e pavërtetë. Unë dhe Rina kemi raporte shumë të mira dhe nuk ka pasur asnjë ngatërresë mes nesh. Hiç më larg se sot (e martë), vajza ime kishte ditëlindjen dhe ka marrë një urim shumë shoqëror dhe të përzemërt nga vet Rina”, ka thënë menaxheri i ON Records, Met Elshani për Telegrafin.

View this post on Instagram

@zzapnchriss

A post shared by Met Elshani (@mettelshani) on Sep 1, 2019 at 6:17am PDT

I njëjti ka treguar më tej se Rina vendosi që për momentin të distancohet nga muzika, për arsye që i di vet ajo.

“Rina është distancuar pak nga muzika për momentin dhe kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa arsyet e marrjes së këtij vendimi, i din vet ajo. Se a do të kthehet apo jo, ky është vendim që tashmë i takon asaj. Ne si label shqyrtuam kërkesën e saj për pauzim në muzikë, dhe ia aprovuam pasi nuk mund të “detyrojmë” dikë që të këndojë”, tha tutje menaxheri aktual i reperes.

View this post on Instagram

RINA & EANDA @zzapnchriss @balajrina @eanda.a

A post shared by Met Elshani (@mettelshani) on Aug 23, 2019 at 7:46am PDT

Në anën tjetër, Rina Balaj ka bërë një tërheqje momentale edhe nga rrjetet sociale, dhe njoftimi për largimin e saj të përkohshëm nga muzika, u bë i ditur nga motra e saj, Rudina Balaj, përmes rrjetit social Instagram. /Telegrafi/

Motra e Rina Balajt, Rudina Balaj, bëri njoftimin për distancimin e reperes nga muzika (Foto: Rudina Balaj/InstaStory)

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori