LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj tërhiqet përkohësisht nga muzika? Mbyll të gjitha llogaritë në rrjetet sociale

Rina Balaj tërhiqet përkohësisht nga muzika? Mbyll të gjitha llogaritë në rrjetet sociale
Rina Balaj (Foto: Gala Production)

Reperja e njohur e skenës, Rina Balaj, duket se ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika dhe rrjetet sociale.

Këtë e ka konfirmuar motra e saj, Rudina Balaj, përmes një shkrimi të publikuar së fundmi, në InstaStory.


“Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit për mirëkuptim!”, ka shkruar ajo në kërë postim.

Foto: Rudina Balaj/InstaStory

Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet që kanë çuar rep-artisten drejt marrjes së këtij vendimi të papritur për fansat e saj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vetëm pak javë më parë gjatë muajit shtator, ajo u kishte shkruar fansave të saj se kishte gati tri projekte muzikore.

Vetëm pak kohë më parë në shtator, Rina paralajmëroi ardhjen e tri projekteve të reja për fansat (Foto: Arkiv/Rina Balaj/InstaStory)

Mbase vendimi i saj për të mbyllur Instagramin, ka të bëjë vetëm me dëshirën për t’u larguar nga rrjetete sociale, dhe jo komplet nga muzika.

Gjithsesi, fansat e saj presin së shpejti një rikthim nga ajo në tregun muzikor. /Telegrafi/

Reperja Rina Balaj nuk gjendet tashmë në rrjetin social Instagram