LAJMI I FUNDIT:

Rikuperoni muskujt pas një aktiviteti të rëndë fizik përmes këtyre shtatë ushqimeve

Rikuperoni muskujt pas një aktiviteti të rëndë fizik përmes këtyre shtatë ushqimeve
(Foto: Pexels)

Aktivitetet e forta fizike, si ushtrimet, mund të jenë shumë stresuese për trupin dhe muskujt tuaj lodhen. Për t’i rikuperuar, këshillohet të konsumoni më shumë lëndë ushqyese. Prandaj, herën tjetër hani disa nga ushqimet e listuara më poshtë.

Një dietë ushqyese për rehabilitimin e muskujve mund t’ju ndihmojë t’i jepni trupit energjinë që i nevojitet. Ushqimi është thelbësor sepse i lejon organizmit t’i përthithë shpejt lëndët ushqyese, gjë që përshpejton procesin e shërimit.


Tetë shenjat dhe simptomat e mungesës së proteinave
Lexo po ashtu Tetë shenjat dhe simptomat e mungesës së proteinave

Nutricionistja Divya Gopal tregon se cilat ushqime janë të dëshirueshme në procesin e rikuperimit:

Shalqiri

Shalqinjtë janë të pasur me ujë, të shijshëm dhe plot lëndë ushqyese. Ato janë plot me aminoacidin L-citruline, i cili është një bllok ndërtimi për proteinat. Do të ketë një efekt antioksidant në trupin tuaj dhe do ta rritë prodhimin e oksidit nitrik nga trupi, i cili dihet se përmirëson qarkullimin e gjakut dhe energjinë e muskujve – shkruan Health Shots.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm, si salmoni dhe sardelet, janë plot me lëndë ushqyese thelbësore që do t’ju ndihmojnë të rikuperoheni shpejt. Ai gjithashtu përmban yndyra të shëndetshme që mund ta ndihmojnë trupin ta luftojë inflamacionin dhe të nxisë rritjen e muskujve.

Nëse çdo ditë mbështetni këmbët për mur do t’ju ndodhin tri ndryshime të rëndësishme në trup
Lexo po ashtu Nëse çdo ditë mbështetni këmbët për mur do t’ju ndodhin tri ndryshime të rëndësishme në trup

Shega

Ngrënia e shegës ose pirja e lëngut të shegës ka një efekt pozitiv në shëndetin tuaj, sepse është një burim i pasur i polifenoleve, komponime bimore që kanë veti anti-inflamatore.

Vezët

Vezët janë padyshim ushqimi më i popullarizuar te njerëzit që kujdesen për shëndetin e tyre. Janë plot me proteina dhe lëndë ushqyese. E verdha e vezës i siguron trupit vitamina, minerale dhe acide yndyrore. Shtimi i vezëve në dietën tuaj të përditshme do ta përmirësojë shëndetin e muskujve.

Produktet e qumështit

Nëse dëshironi të jeni në formë, nuk duhet t’i përjashtoni produktet e qumështit nga dieta e përditshme. Qumështi dhe produktet e qumështit, si kosi, kefiri dhe gjiza, janë të mira për shëndetin, pasi janë të pasura me proteina dhe i sigurojnë trupit lëndë ushqyese thelbësore për rritjen dhe riparimin e muskujve.

Nxitin inflamacione të shumta në trup – ushqimet që ngadalësojnë rritjen dhe rikuperimin e muskujve
Lexo po ashtu Nxitin inflamacione të shumta në trup – ushqimet që ngadalësojnë rritjen dhe rikuperimin e muskujve

Thjerrëzat dhe bishtajoret

Një depo e lëndëve ushqyese thelbësore, si thjerrëzat dhe bishtajoret, mund të ndihmojnë në rikuperimin e përgjithshëm të muskujve, pasi ato janë të mbushura me sasi të larta proteinash dhe fibrash.

Vitamina D

Rreziku i rënies dhe dobësisë fizike rriten nga nivelet e ulëta të vitaminës D. Prandaj, vitamina D është thelbësore për ruajtjen e funksionit të shëndetshëm të muskujve. Është zbuluar gjithashtu se ndihmon muskujt të rikuperohen më shpejt pas stërvitjes së rëndë dhe madje mund ta ndalojë dëmtimin e muskujve të shkaktuar nga ushtrimet. Pra, hani ushqime të pasura me vitaminë D, të cilat janë padyshim: salmoni, kosi, qumështi, djathi, tërshëra, tofu dhe vezët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Pesë mënyra elegante për të rinovuar një banjë të modeluar sipas hoteleve dhe restoranteve më të mira

Pesë mënyra elegante për të rinovuar një banjë të modeluar sipas hoteleve dhe restoranteve më të mira

Rregullimi i shtëpisë
Kalo në kategori