LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi nga lëndimi dhe debutimi në kampionatin kroat – Bujar Pllana flet për aventurën e re me Slaven Belupon dhe zbulon objektivat

Rikthimi nga lëndimi dhe debutimi në kampionatin kroat – Bujar Pllana flet për aventurën e re me Slaven Belupon dhe zbulon objektivat

Bujar Pllana kishte lënë përshtypje të mira në Superligën e Kosovës, fillimisht me Feronikelin, pastaj edhe me Prishtinën ku sezonin që shkoi ishte prej më të mirëve në elitën e futbollit kosovar.

Paraqitjet e tij ia mundësuan një kalim te klubi kroat Slaven Belupo, ku që në fazën përgatitore pësoi një dëmtim në krahë që e bëri të mungojë për disa muaj, por tani ai është kthyer dhe që në start ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.


Pllana përveç lojën së mirë në mbrojtje me markime të forta për kundërshtarët, ai njihej edhe për lojën e mirë në sulm, me pasime të shpejta e të sakta, por edhe për shënimin e golave.

Bujar Pllana kur luante te Prishtina

Në një intervistë për Telegrafin, ai ka folur për aventurën me Slaven Belupon, paraqitjet e para, përshtypjet dhe adaptimin dhe shumë çka tjetër.

“Po tani jam rikthyer nga lëndimi që kisha në krahë që me la jashtë për rreth pesë muaj. Ishte kohë e vështirë gjatë kësaj periudhe, por fal zotit gjithçka shkojë mirë gjatë rikuperimit dhe tani po ndihem shumë mirë”, ka thënë fillimisht Pllana.

Slaven Belupo po zhvillon një sezon të mirë duke mbajtur pozitën e gjashtë në renditje, e ku po udhëhiqet nga sulmuesi anësor Arbër Hoxha, për të cilin Pllana thotë se e a ndihmuar shumë të adaptohet në klubin e ri, ndërsa shpreson që me këtë klub të zë njërën nga katër pozitat e para.

“Po jemi në moment të mirë, tani fituam edhe në ndeshjen e fundit ndaj një kundërshtari të forta si Rijeka (2-4), ku shpresojmë që te arrijmë në katër  vendet e para. Arbëri më ka ndihmuar shumë prej momentit kur kam ardhur në Kroaci për gjithçka dhe ka qenë afër meje në çdo moment. Kjo ma ka bërë shumë më të lehtë ambientimin”, nënvizoi Pllana.

Bujar Pllana dhe Arbër Hoxha te Slaven Belupo

Mbrojtësi që mund të luajë pothuajse në të gjitha pozitat, ka thënë se niveli në kampionatin kroat është shumë i lartë, por shtoi se shumë lojtarë nga Kosova do të luanin pa problem, pasi që kanë kualitet.

“Niveli i kampionatit kroat është më i lartë, duke filluar nga përgatitjet fizike, te ritmi i lartë i lojës dhe infrastruktura. Fushat e mira ua mundësojnë të gjithëve të shfaqin atë që kanë. Normalisht që shumë lojtarë nga Kosova do të mund të luanin në Kroaci, pasi këtë gjë ë ka dëshmuar edhe Ballkani në garat evropiane”, deklaroi mbrojtësi mitrovicas.

Për fund ia u ndal te kampioni i Kosovës dhe ish klubi i tij Prishtina, ku fitoi Kupën e Kosovës, duke thënë se skuadra e kryeqytetit mund të bëjë edhe më shumë pasi ka lojtarë të mirë.

“Prishtina ka mundur të bëjë edhe më shumë në këtë stinor, por besoj që me organizimin që janë duke e bërë do të tregojnë rezultate edhe më të mira në stinorin pranveror”, përfundoi Pllana.

Festa ndaj Rijekës në fitoren 4-2

Qendërmbrojtësi 22 vjeçar në të shkuarën ka qenë pjesë e Kosovës U21 dhe nëse vazhdon me paraqitje të mira, do të jetë një mundësi më shumë për Kosovën A në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori