LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi në shtëpi – gjashtë lojtarët që u rikthyen në vendin ku e nisën për ta përfunduar karrierën

Rikthimi në shtëpi – gjashtë lojtarët që u rikthyen në vendin ku e nisën për ta përfunduar karrierën

Kthimi i lojtarëve në ditët e fundit të karrierës së tyre në vendlindje ka filluar të bëhet i zakonshëm, por ka edhe të tillë që zgjedhin të marrin para edhe në minutat e fundit të karrierës së tyre. 

Më poshtë janë gjashtë lojtarët më të mirë në kohët e fundit që janë rikthyer përsëri në klubin e zemrës ku kanë filluar karrierën e tyre si futbollist, ose e kanë kaluar pjsën më të madhe të jetës për tu pensionuar.


Dirk Kuyt

Karriera e legjendës holandeze, Dirk Kuyt është e jashtëzakonshme. Ai e ka nisur karrierën si amator me klubin Quick Boys, duke vazhduar si sulmues për Utrecht dhe Feyenoord.

Pasi luajti mirë në Eredivisie, iu hapën rrugët për transferimin në Liverpool në vitin 2006, ku shënoi 71 gola në 286 paraqitje.

Ai më pas u bashkua me Fenerbahcen, para se të kthehej në Feyenoord në vitin 2015. Ai e mbylli me ekipin e fëmijrisë Quick Boys, duke i zhvilluar tri ndeshje me ta.

Rivaldo

Legjenda braziliane, Rivaldo luajti për më shumë se 12 klube të ndryshme gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Ai mbahet mend më së miri për partneritetin e tij me Patrick Kluivert në Barcelonë si dhe për karrierën e tij të shkëlqyeshme me kombëtaren braziliane në Kupën e Botës në vitit 2002.

Tani 47 vjeç, ai doli në pension vetëm katër vjet më parë, pasi u kthye në Brazil me Sao Caetano dhe Mogo Mirim klubi i dytë profesional i tij.

Në total, ai shënoi 377 gola në 813 paraqitje me klube, si dhe 35 gola në 74 paraqitje për Brazilin.

Clint Dempsey

Konsiderohet si lojtari më i madh i futbollit amerikan ndonjëherë. Dempsey u bashkua me Fulhamin si një 24-vjeçar.

Me klubin nga Londra, sulmuesi shënoi 60 gola në 232 paraqitje, si dhe 12 gola për Tottenhaminin.

Në moshën 30-vejçare ai u kthye në vendlindjen e tij në SHBA.

Ai i kaloi pesë vite te Seattle Sounders, dhe u pensionua në vitin 2018 si një legjendë e sporteve amerikane.

Gianluigi Buffon

Gigi Buffon vlerësohet nga shumë njerëz si portieri më i mirë në histori. Pas 23 vitesh në Serie A me Juventusin dhe Parman, ai vendosi të bëjë një transferimin në Francë, duke iu bashkuar PSG-së.

Në moshën 41 vjeç, në vend se të dilte në pension, ai u rikthye përsëri në Juventus. Ky mund të jetë viti i tij i fundit në futboll.

Robin van Persie

Lëvizja e tij e shumëpërfolur nga Arsenali te Manchester United në vitin 2012, mbetet një nga transferimet më të diskutueshme të epokës së Ligës Premier.

Shënuesi i golave rekord për ekipin kombëtar holandez. Ai shënoi 132 gola në 278 ndeshje për Arsenalin, 58 gola në 105 paraqitje për United.

Ai luajti për Fenerbahcen dhe e përfundoi karrierën e tij me Feyenoord ku shënoi 47 gola në 123 paraqitje.

Ronaldinho

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy lojtarët më të mirë të shekullit XX deri më tani, por shumë prej nesh që e shikuan Barcelonën mes viteve 2003 dhe 2008, Ronaldinho ishte i paharrueshëm se secili.

Ai u bashkua me Paris Saint Germain në vitin 2001, duke lënë Brazilin. Ai luajti pastaj me Barcelonën dhe Milanin.

Në moshën 30 vjeçare u kthye te Flamengon në vitin 2011. Ai vazhdoi të luajë edhe për Atletico Mineiron dhe Queretaron ku u pensionua në vitin 2015. /Telegrafi/