LAJMI I FUNDIT:

Rikthim të kancerit, vdekje nga ataku në zemër, aksident tragjik e falimentim – mallkimi që ka ndjekur aktorët e “90210”, asnjëri nga ta nuk bën një jetë të qetë

Rikthim të kancerit, vdekje nga ataku në zemër, aksident tragjik e falimentim – mallkimi që ka ndjekur aktorët e “90210”, asnjëri nga ta nuk bën një jetë të qetë

Aktorja e famshme e Hollywoodit, Shannen Doherty, shokoi fansat të hënën kur zbuloi se kanceri i gjirit me të cilin ajo luftoi që nga vitit 2015 deri në vitin 2017 i është rikthyer në fazën e katërt të tij.

“Është një pilulë e hidhur për ta gëlltitur në shumë mënyra. Jam e petifikuar. Unë jam shumë e frikësuar”, tha 48-vjeçarja përmes lotëve gjatë një interviste në emisionin “Good Morning America”, ku ajo diskutoi edhe dëmet që shtëpia e saj pësoi gjatë zjarrit të Wolseley në vitin 2018, shkruan DailyMail.


Lajmi tragjik i Shannen vjen më pak se një vit pasi bashkë-aktori me të cilin luajti në “Beverly Hills, 90210”, Luke Perry vdiq në moshën 52 vjeçare nga një atak në zemër – dhe ndërsa ajo dhe Luke me siguri u përballën me vështirësitë më të mëdha që prej largimit nga shfaqja e tyre ikonike e viteve ’90, shumica e kastit u përball me disa fatkeqësi, nga problemet financiare deri tek ankesat shëndetësore e divorcet e shumta.

Kasti i aktorëve të serialit të famshëm “Beverly Hills 90210”

Në vazhdim, ju sjellim jetën e hidhur të secilit prej tyre, që mesa duket është një fatkeqësi kolektive:

Shannen Doherty

Shannen, e cila gjeti famë duke luajtur rolin e Brenda Walsh në “Beverly Hills, 90210”, fshiu lotët këtë mëngjes ndërsa bëri që pranimi tronditës për kancerin e saj që i është kthyer.

“Unë jam në Fazën 4 të kancerit të gjirit, kështu që kanceri im u kthye dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, tha ajo.

Faza 4 e kancerit të gjirit ka një përqindje mbijetese prej 22 për qind pesëvjeçare.

“Reagimi im i parë ishte me shumë me shqetësim, si do t’i tregoja mamasë time, burrit tim”, vazhdoi ajo, duke iu referuar nënës së saj Rosa dhe burrit, producentit të filmit Kurt Iswarienko.

“Nëna ime është një qenie njerëzore e fortë dhe e guximshme. Kështu është edhe burri im, por unë shqetësohem për të”, tha ajo.

Shannen u diagnostikua për herë të parë me kancer të gjirit në vitin 2015 dhe iu nënshtrua një mastektomie, kimioterapie dhe rrezatimi.

Në atë kohë, ajo publikoi për fansat një fotografi të saj me kokën e saj të rruar, duke treguar dhimbjet që përjetoi – si dhe faktin që pesha e saj zbriti në vetëm 41 kilogramë.

Në vitin 2018, shtëpia e saj u dëmtua nga zjarri i Wolseley në Kaliforni, dhe ajo është përpjekur të bëjë një kërkesë kundër Kompanisë së Sigurimit Sigurimit të Shtetit ta riparuar atë.

Kompania thotë se i ka paguar asaj 1.1 milion dollarë, por që ajo beson se ajo ka të drejtë për më shumë.

“Unë përfundova duke paditur Farm State dhe rezultati ka qenë një nga proceset më të tmerrshme që kam kaluar ndonjëherë”, tha ajo, duke sqaruar se kanceri i saj është shkruar në dokumente gjyqësore që do të bëhen publike.

Tani Shannen përballet me një betejë tepër të vështirë kundër një sëmundje që pretendon jetën e gati 80 për qind të atyre që e kanë atë – një kthesë veçanërisht tragjike e ngjarjeve, duke pasur parasysh që aktorja më në fund kishte arritur të rehabilitonte imazhet e saj pas viteve të pasura të karrierës si një person i famshëm.

Luke Perry

Luke Perry (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Luke ndërroi jetë më 4 mars 2019, në moshën 52 vjeçare, pesë ditë pasi u shtrua në spital pas një ataku në zemër.

Ai ishte dërguar në një spital në Kaliforni nga shtëpia e tij në “Sherman Oaks” dhe mbeti atje deri në vdekjen e tij.

Aktori, i cili luajti djalin e keq Dylan McKay në “Beverly Hills, 90210”, është ka lënë prapa djalin e tij Jack, 21 vjeç, dhe vajzën Sophie, 18 vjeçe, nga martesa e tij me ish-gruan Rachel Minnie Sharp.

“Ai ishte i rrethuar nga fëmijët e tij Jack dhe Sophie, e fejuara Wendy Madison Bauer, ish-gruaja Minnie Sharp, nëna Ann Bennett, stërnipi Steve Bennett, vëllai Tom Perry, motra Amy Coder dhe familjarë dhe miq të tjerë të ngushtë”, tha përfaqësuesi i Luke për shtyp pasi ai ndërroi jetë.

Luke Perry (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Luke ishte në mes të një rilindjeje në karrierë në kohën e vdekjes së tij tragjike. Ai luajti babanë e Archie Andrews, Fredin në serinë “CW Riverdale”, dhe ai gjithashtu pati një pjesë në “Quentin Tarantino’s Once Upon a Time” në Hollywood, i cili u publikua në korrik të vitit 2019.

Para goditjes së tij fatale, ai pati një frikë nga kanceri në vigtin 2015 kur mjekët gjetën rritje prekanceroze në zorrën e trashë gjatë asaj që ai supozoi se do të ishte thjesht një procedurë rutinë.

Në një intervistë për Fox News, ai diskutoi tmerrin e tij rreth zbulimit dhe mënyrën sesi u pajtua me shpëtimin e një sëmundjeje potencialisht terminale.

“Tani për tani, ka 23 milion amerikanë që nuk janë ekzaminuar që duhet të shfaqen”, tha ai. “Po të kisha pritur, mund të ishte një skenar krejt tjetër”.

Tori Spelling

Tori Spelling (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Aktorja, babai i së cilës Aaron Spelling prodhoi shfaqjen, përdori pseudonimin Tori Mitchell kur dëgjoi audicionin për dramën e adoleshencës, megjithëse nuk mashtroi askënd.

Ajo ka luajtur rolin e Donna Martin dhe luajti personazhin për 10 vjet sa zgjati shfaqja. Sidoqoftë, pasi përfundoi “Beverly Hills, 90210” në vitin 2000, ajo filloi të përflitej në media vetëm për gjëra të këqija.

Tori ishte martuar me burrin e saj të parë Charlie Shanian për vetëm një vit kur ajo u fut në një lidhje me Dean McDermott, i cili ishte ende martuar me gruan e tij të parë Mary Jane Eustace.

Të dy u takuan ndërsa po filmonin xhironin “Lifetime TV Mind Over Murder” në korrik të vitit 2005, dhe Tori më vonë pranoi në serinë e saj të vërtetë True Tori se ajo kishte marrëdhënie seksuale me Dean natën e parë që u takuan.

Tori Spelling (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Çifti u martuan në Wakaya, Fixhi, në vitin 2006 – më pak se një muaj pasi u përfundua divorci i Torit nga Charlie – dhe kanë pesë fëmijë, por çifti është përballur me probleme të mëdha parash.

Tori pritej të trashëgonte një pjesë të madhe të pasurisë së babait të saj të vonë, të vlerësuar me 600 milion dollarë kur vdiq në vitin 2006, por në atë kohë, ajo ishte larguar nga nëna e saj Candy Spelling, e cila ishte ekzekutuese e pasurive.

Tori dhe vëllai i saj Randy trashëguan vetëm 800,000 dollarë secili nga pasuria masive.

Jason Priestley

Jason Priestly (Foto: Bryan Bedder/Getty Images/Guliver)

Jason, 50 vjeç, luajti djaloshin e bukur Brandon Walsh në “Beverly Hills, 90210”, por reputacioni i tij nuk ishte aq i pastër si i karakterit të tij në këtë srial.

Në sezonin e parë të shfaqjes, Brandon duke drejtuar i dehur një veturë pëson një aksident automobilistik pasi i dha presion kolegëve për të pirë alkool në një aheng.

Ndërsa personaliteti i tij në ekran mësoi një mësim të vlefshëm, Jason nuk e bëri.

Në kujtimin e tij për vitin 2014, Jason Priestley abuloi se “do të pinte duhan dhe do të dehej gjatë çdo interviste shtypi”.

Jason Priestley (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images/Guliver)

Jason u përplas me veturën e tij ‘Porsche’ në një shtyllë telefonike në Hollywood Hills në vitin 1999 dhe u arrestua për ngarje ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit.

Ai kaloi pesë netë në burg, dhe patenta e shoferit u pezullua për një vit, Ai gjithashtu u urdhërua të përfundojë një program të menaxhimit të alkoolit.

Aktori u largua nga seriali “Beverly Hills, 90210” në fillim të sezonit të nëntë të shfaqjes.

“Në retrospektivë, me keqardhje po largohem”, tha ai për CNN në vitin 1999.

Në gusht të vitit 2002, ai pësoi një tjetër aksident gati fatal.

Ai u dërgua në qendrën e traumave të Spitalit të Universitetit të Kentucky, pasi kishte pësuar aksident duke vozitur veturën e tij me 18 kilometra në orë.

Përplasja e la me shpinë të thyer, një tronditje dhe hundë të thyer, mes plagëve të tjera, por ai ishte në gjendje të bënte një rikuperim të plotë.

Jennie Garth

Jennie Garth (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Jennie, 47, ka pasur problemet e saj shëndetësore që nga roli i saj si Kelly Taylor në “Beverly Hills, 90210”.

Aktorja u diagnostikua me një valvul të rrjedhjes së zemrës në vitin 2002, por ajo nuk e zbuloi publikisht gjendjen deri në vitin 2009.

“Është një gjë e zakonshme. Shumë njerëz e kanë atë. Ata nuk e dinë se e kanë atë…është lidhja juaj me zemrën tuaj…arteria juaj, arteria kryesore që shkon në zemrën tuaj, këto lloj fluturash hapen dhe mbyllen”, i tha ajo Access Hollywood.

Aktorja në fjalë gjithashtu ka pësuar disa herë thyerje të zemrës, pasi ka përjetuar shumë ndarje në jetën e saj – është martuar e divorcuar shumë herë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori