LAJMI I FUNDIT:

Rikthim spektakolar i Celtics, Houstoni nuk di për fitore (Video)

Rikthim spektakolar i Celtics, Houstoni nuk di për fitore (Video)

Boston Celtics ka vazhduar ne formë të lartë derisa ka triumfuar në ndeshjen derbi ndaj Houston Rockets.

Në një ndeshje spektakolare Celtics kanë triumfuar në sekondën e fundit falë një dy pikëshi nga qendra Al Horford 99-98.


Houstoni ishte gjatë gjithë ndeshjes në epërsi të lartë, madje në çerekun e tretë ‘Raketat’ ishin 26 pikë përpara por që nuk arritën ta mbanin atë deri në fund.

Kyrie Irving ishte më meritori për këtë fitore të Celtics me 26 pikë katër asistime e katër kërcime.

Paraqitje të mirë tek lideri i Konferencës Lindore kishte edhe i riu Jason Tatum me 19 pikë si dhe dyshja Smart e Rozier që shënuan nga 13 sosh.

Tek mysafirët nuk mjaftuan 34 pikët e Jamea Hardenit dhe as 24 të tjera nga Eric Gordon për t’iu shmangur humbjes së katërt radhazi në NBA.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe San Antonio Spurs në duel me New York Knicks.

Skuadra nga teksasi ishte nga fillimi i ndeshjes në epërsi dhe menaxhoi mirë ndeshjen duke e fituar atë në fund me 12 pikë epërsi 119-107.

LaMarcus Aldridge ishte më efikasi tek vendasit me 25 pikë i ndihmuar edhe nga qendra Pau Gasol që shtoi 17 të tjera.

Tek Knicsk me lojë të mirë u dalluan Beasley me 25 pikë e Kriataps Porzingis me 18 të tjera por të pamjaftueshme për fitore.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në mes Milwaukee Bucks dhe Minnesota Timberwolves ku fitore shënuan vendasit 102-96.

Dyshja Eric Bledsoe dhe Giannis Antetokounpo ishin më meritorët për këtë fitore ku kontribuuan me 26 respektivisht 22 pikë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Milwaukee Bucks – Minnesota Timberwolves 102-96

Orlando Magic – Detroit Pistons 102-89

Boston Celtics – Houston Rockets 99-98

San Antonio Spurs – New York Knicks 119-107

Portland Trail Blazers – Philadelphia 76ers 114-110

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori