LAJMI I FUNDIT:

Rikthim i fatit të keq: Pikërisht 27 vjet më parë, Escobar kishte rrëzuar një aeroplan, në të njëjtin vend në Kolumbi!

Rikthim i fatit të keq: Pikërisht 27 vjet më parë, Escobar kishte rrëzuar një aeroplan, në të njëjtin vend në Kolumbi!

Aeroplani në të cilin gjendeshin 81 njerëz (72 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit) u rrëzua në prag të uljes pranë qytetit të Medellin në Kolumbi, ku si pasojë gjeten vdekjen të paktën 75 persona, ndërkaq gjashtë prej tyre mbijetuan.

Aeroplani bolivian, sipas raporteve fillestare, kërkoi ulje emergjente në aeroportin e Medellin. Leja ishte dhënë, por në atë kohë ai iu zhduk komunikimit.


Rrëzohet aeroplani me futbollistë brazilianë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani me futbollistë brazilianë (Foto/Video)

Dhe për rastësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një fatkeqësi e tillë ka ndodhur edhe 27 vjet më parë nga njëri prej aksidenteve më të mëdha ajrore në historinë e Kolumbisë, i drejtuar nga bosi i drogës Pablo Escobar.

Data është pothuajse e njëjtë. Aeroplani i Avianka Airlines, i cili fluturoi nga Bogota për Cali, u rrëzua më 27 nëntor 1989.

Në rrëzimin e atij aeroplani kishin vdekur 107 pasagjerë dhe ekuipazhi, por u vranë dhe tre njerëz në terren, të cilët u goditën nga mbetjet e aeroplanit që u shkatërrua plotësisht nga një bombë.

Sipas një hetimi të mëvonshëm, bomba ishte vendosur në një valixhe të një pasagjeri.

Ky ishte sulmi më i përgjakshëm nga qindra sulme të kryera nga Escobar dhe mercenarët e tij, anëtarë të kartelit Medellin, përcjell Telegrafi.

Escobar kishte menduar se në aeroplan mund të jetë Cesar Gaviria Trujillo, një kandidat presidencial. Por, ai e gjeti veten në një aeroplan tjetër, dhe së shpejti, si armiku kryesor i Escobarit të fuqishëm, u bë president i Kolumbisë.

Escobar ishte tregtari më i madh i drogës në histori, dhe gjatë ditës për në SHBA kishte tregtuar miliona dollarë drogë.

Sipas disa raporteve, për një ditë ai fitoi deri në 70 milionë dollarë. Në një moment, vlerësohet se ai kontrollonte rreth 70 për qind të tregut botëror të kokainës. Por, pavarësisht nga të gjitha paratë dhe pushtetin, vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në arrati dhe i fshehur nga të dy autoritetet dhe konkurrenca. Ai u vra në dhjetor të vitit 1993 në Medellin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori