LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Shkëlzen Doli

Rikthehet Shkëlzen Doli

Shkëlzen Doli rikthehet sërish për publikun shqiptar, në një koncert të pagëzuar “Shkëlzen Doli – Albanian Soul”, që do të mbahet më 23 shtator në sheshin “Skënderbej”.

Kjo është një ndërmarrje e tij, ku do të spikasë bukuria e muzikës shqiptare, por edhe muzika klasike ndërkombëtare, e do të transmetohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga një numër televizionesh në Europë, Azi dhe SHBA.


Në skenë do të jenë rreth 70 instrumentistë virtuozë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, por edhe një sërë të ftuarish specialë.

Për herë të parë në Shqipëri do të realizohet një shfaqje e tillë në formën e një mega galaje. Shfaqje të këtij lloji realizohen prej më shumë se një dekade në qyetet më të mëdha të të gjithë botës, nga Andre Rieu, David Garret, etj., ndërsa kërkesat e publikut për bileta në këto shfaqje elitare kanë arritur vitet e fundit deri në 50 mijë persona për një koncert.

Kjo shfaqje muzikore do të mirëpresë në sheshin “Skënderbej” artdashës nga të gjithë trojet shqipfolëse dhe diaspora. Biletat e koncertit do të jenë brenda muajit gusht “online” për të gjithë publikun, si dhe në sportele në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Ky koncert pritet ta kthejë Tiranën në datat 22, 23 dhe 24 shtator, në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara të Ballkanit. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori