LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet seriali “Sex and the City”, publikohet ‘traileri’ i parë

Rikthehet seriali “Sex and the City”, publikohet ‘traileri’ i parë

Është momenti që fansat e ” Sex and the City ” e kanë pritur gjatë – një datë për rikthimin e serialit të famshëm, 17 vjet pas përfundimit të shfaqjes origjinale.

Në një ‘trailer’ të publikuar të premten (11 nëntor), shërbimi i transmetimit HBO Max njoftoi se seriali i ri me 10 pjesë “And Just Like That…” do të debutojë më 9 dhjetor.


Dy episodet e para do të transmetohen në atë datë, ndërsa tetë episodet tjera premierë publikohen çdo të enjte pas kësaj, tha HBO Max në një deklaratë për shtyp, shkruan CNN.

Foto: AP

I përshkruar nga HBO Max si një “kapitull i ri” i shfaqjes së hitit origjinal, “And Just Like That…” do të paraqet fashionistet Carrie, Charlotte dhe Miranda, të luajtura nga Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, ndërsa ato shijojnë jetën në të 50-at e tyre.

Seriali origjinal “Sex and the City” u shfaq në HBO nga viti 1998 deri në 2004 dhe u krijua nga Darren Star, bazuar në librin me të njëjtin emër nga Candace Bushnell.

Përshkruante historitë e katër grave teksa përjetuan ulje-ngritjet e dashurisë, karrierës dhe miqësisë në të 30-at e tyre.

Foto: WireImages

Kim Cattrall, e cila luajti si Samantha në shfaqjen origjinale të viteve ’90 dhe ’00, nuk do të kthehet në serial, ku pritet të shfaqen disa fytyra të reja.

Në fillim të këtij viti, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon postuan në lidhje me serialin e ardhshëm në faqet e tyre në Instagram, me foto të qytetit të New York me mbishkrimet “Dhe ashtu… historia vazhdon…”, duke lënë të kuptohet ribashkimi i tyre që nga ajo kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori