Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut.
Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
36 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































