LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet debati Blushi, Servet Pëllumbi: Kush se gjen veten në PS, i lirë të shkojë ku të dojë

Rikthehet debati Blushi, Servet Pëllumbi: Kush se gjen veten në PS, i lirë të shkojë ku të dojë

Profesor, Servet Pëllumbi, rikthen edhe një herë në fokus kritikat ndaj Ben Blushit, i cili kërkoi zgjedhje për kryetar të PS, por që për këtë kërkesë mori vetëm 3 vota nga delegatët e Kongresit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pëllumbi e sheh të ezauruar debatin e bërë në Asamblenë Kombëtare, por dhe në Kongresin e PS-së për çështjen e mandatit të kryetarit, e ku statuti u votua nga shumica absolute e delegatëve. Përtej ccdo debati Pëllumbi, ka dhe një këshillë për ata që vijojnë të jenë oponentë.


“Kush nuk e gjen veten më në këtë statut apo në këtë familje dhe në këtë parti, është i lirë të shkojë ku të dojë, nuk imponohet kush të qëndrojë apo të mos qëndrojë”, shprehet Pëllumbi.

Sipas tij, nëse vijon ky debat dhe këmbëngulet te të njëjtat kërkesa, atëherë debati bëhet për “qëllime politike që janë në kundërshtim me partinë e që nuk lidhen me statutin dhe përsosjen e partisë”. Profesori i socialistëve ka një qëndrim edhe për çështjen e referendumit. Sipas tij, referendumi në PS nuk ka të bëjë me personin, por me çështjen që i takon statutit.

Nisur nga përvoja e socialdemokratëve gjermanë, profesor Pëllumbi parapëlqen zgjedhjen e kryetarit të partisë, por dhe sekretarin e Përgjithshëm dhe kryefinancierit nga Kongresi i partisë, që, sipas tij, është përfaqësimi më i gjerë i votës së deleguar të anëtarësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

Lajme
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

Jehona Hulaj
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Lajme
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori