Demi Lovato ka treguar se ka qenë një sfidë e madhe për të realizuar videoklipin e saj të ri muzikor të quajtur, “Dancing With The Devil”.

Këngëtarja 28 vjeçare u hap në lidhje me këtë sfidë në një postim në Instagram që tregoi një klip të videos, i cili rikrijoi momente nga mbidoza që për pak i mori jetën.

“Krijimi i videoklipit për Dancing With The Devil nuk ishte xhirimi më i lehtë që kam bërë. Unë bëj art për t’u shëruar dhe frymëzuar të tjerët. Unë jam këtu sot dhe jam e lumtur që edhe ju jeni”, ka shkruar ajo.

Klipi alternohet midis një skene ku Lovato shfaqet e veshur me një xhaketë të gjelbër që është e ngjashme me atë që thuhet se kishte veshur natën e mbidozimit dhe po qëndronte në një shtrat spitali me një tub në hundë.

Postimi i Lovatos mori më shumë se katër milionë shikime dhe një milion pëlqime në Instagram.

Demi Lovato rrëfen periudhën e vështirë të mbidozës: Isha pesë minuta larg vdekjes, mu desh të vdisja që të zgjohesha Demi Lovato rrëfen periudhën e vështirë të mbidozës: Isha pesë minuta larg vdekjes, mu desh të vdisja që të zgjohesha

Mijëra komentues përgëzuan dy herë të nominuarën për ‘Grammy’ për rrëfimin e historisë së saj.

“Uou Demi. Faleminderit që na lejuat në këtë”, shkroi modelja dhe prezantuesja Ashley Graham.

“Shpërndarja e traumës tuaj për të ndihmuar të tjerët është përtej frymëzuese”, komentoi Olivia Rose. “Ju jepni shumë, kujdesuni për veten shumë engjëll”.

“Kjo ishte videoja muzikore më e vështirë që mendoj se më është dashur të shikoj ndonjëherë”, tha një fans. “Por mesazhi është shumë i rëndësishëm”.

Demi Lovato (Foto: Rich Fury/Getty Images for OBB Media)

Demi gjithashtu ka rrëfyer më herët se çfarë ka ndodhur gjatë asaj mbrëmje në dokumentarin e saj.

“Mora një shishe vere të kuqe atë natë dhe nuk kaluan as 30 minuta para se të merrja në telefon dikë që kishte drogë. Përfundova në një ndejë dhe u ndesha me shitësin e vjetër të drogës të gjashtë viteve më parë. Atë natë mora drogë si kurrë më parë. Jam shumë me fat që jam gjallë”, theksoi më tej Demi Lovato. /Telegrafi/

Demi Lovato (Foto: Twitter)