LAJMI I FUNDIT:

Riinvest: Prokurimi publik në nivel qendror më pak i qasshëm

Riinvest: Prokurimi publik në nivel qendror më pak i qasshëm

Vetëm 6 për qind e institucioneve publike kanë publikuar të dhëna shpjeguese rreth prokurimit në faqe e tyre të internetit dhe që kryesisht informacione që kanë të bëjnë me njoftime për dhënien/anulimin e kontratave.

Ndërsa asnjë nga Ministritë nuk ka publikuar planin për prokurimin publik. Për më tepër, shumica e ministrave apo 72 për qind nuk kanë publikuar buxhetet e tyre vjetore.


Për më tepër, nga ky hulumtim del se shumica e Ministrive apo 72 për qind nuk kanë publikuar buxhetet e tyre vjetore.

Ky konstatim ka dalë nga një hulumtim i bërë nga Instituti Riinvest me temën “Sa është e hapur Qeveria e Kosovës”.

Hulumtuesja e këtij Instituti, Antigona Uka, tha se hulumtimi është bazuar në transparencën fiskale, qasjen në informata të rëndësishme publike, transparenca dhe mbikëqyrja parlamentare, dhe plani nacional i veprimit.

“Në transparencën fiskale tregohet se në këtë kategori hyjnë të dhënat buxhetore , prokurimi publik dhe të dhënat e organizatave. Nga këtu shohim të dhënat më pak të qasshme e që janë të dhënat e prokurimit publik , pastaj kemi edhe buxhetin vjetor, i cili është një ndër dokumentet më me rëndësi për secilin institucion edhe ky dokument nuk është mjaft i qasshëm edhe i publikuar në web faqen e institucioneve publike. Përkatësisht 72 për qind Ministrive nuk i publikojnë buxhetet vjetore…Ndërkaq të dhënat organizative siç janë kontaktet për prokurim publik janë vlerësuar me pikë më të larta , pasi ato janë ndër të dhënat më të hapura “, tha Uka.

Hulumtimi sipas Ukës është bërë në 19 Ministri dhe në Kryeministri dhe është në kuadër të qeverisjes së hapur që implementohet në gjashtë vende të rajonit, Maqedoni, Serbi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë.

“Ky raport vlerësimi mat nivelin e transparencës pro aktivë të institucioneve të Republikës së Kosovës….E dinë se gjitha institucionet e Republikës së Kosovës , mbledhin dhe mbajnë të dhëna të cilat janë me interes për publikun. Publiku ndërkaq ka të drejtë të di dhe të ketë të qasje të plotë në këto të dhëna…Në Kosovë kemi bërë monitorimin e 28 web faqeve të institucioneve të nivelit qendror, përfshirë këtu 19 ministri, zyrën e kryeministrit , deputetë të partive politike që janë në Kuvend”, tha Uka.

Sipas raportit vetëm rreth 28 për qind e Ministrive publikojnë të dhëna operative. Të dhënat organizative në përgjithësi janë kategorizuar disi më mirë. Respektivisht, rreth 80 për qind e Ministrive publikojnë të dhëna organizative si emrat, adresat, informacionin e kontaktit të personit përgjegjës për trajtimin e kërkesave dhe lirisë së informacionit.

Nga ky raport del se 95 për qind e institucioneve publikojnë biografitë e shkurtra të zyrtarëve të lartë.

Ndërsa, rezultatet e qasjes për të dhënat në kategorinë e dytë, transparenca dhe kontrolli parlamentar janë relativisht të kënaqshme. /Telegrafi/