eksperti ad

Rihanna është fotografuar në Los Angeles me një pamje serioze, vetëm pak pasi partneri i saj, ASAP Rocky, u bë viral për një koment të bërë gjatë një koncerti në Phoenix, Arizona.

Deklarata e reperit shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë fansa e cilësuan atë si të papërshtatshme ndaj këngëtares.


Gjatë performancës në kuadër të turneut të tij Don't Be Dumb, ASAP Rocky iu drejtua grave në publik me fjalët: “Falë Zotit që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse do t’ju kisha bërë namin".

Ndërsa publiku në sallë reagoi me brohoritje, komenti u kritikua gjerësisht në internet, me shumë përdorues që e konsideruan mungesë respekti ndaj Rihannës.

Pas shpërndarjes virale të videos, Rihanna u pa në sediljen e pasagjerit të një makine në Los Angeles, me syze të mëdha dielli dhe një shprehje serioze në fytyrë.

Këngëtarja nuk ishte e pranishme në koncertin e Phoenix, ndryshe nga disa ndalesa të mëparshme të turneut, ku kishte shoqëruar partnerin e saj.

Çifti është në një lidhje që prej vitit 2020 dhe kanë tre fëmijë së bashku: djemtë RZA dhe Riot, si dhe vajzën Rocki.

Ndonëse muajt e fundit kanë qarkulluar spekulime për martesë, as Rihanna dhe as ASAP Rocky nuk kanë reaguar publikisht ndaj polemikave të fundit që shpërthyen pas komentit të reperit. /Telegrafi/